Kronika e Shkodrës 1831-1839 nga Dom Zef Bubçi, famullitar i Shkodrës

Transkriptimi, përkthimi dhe shënimet punuar nga Injac Zamputi, Tiranë 1977

Autorët

  • Edmond Malaj

Abstrakti

Kronika e Shkodrës e viteve ’30 të shek. XIX, është shkruar nga dom Zef Bubçi, famullitar i Shkodrës. Kjo kronikë ka në qendër të vëmendjes sidomos dy ngjarjet më kryesore: fundin e sundimit të Bushatllinjve, me dorëzimin e Mustafë Pashës, dhe kryengritjen e Shkodrës të kryesuar nga Hamz Kazazi. Preket pastaj me ndonjë shënim edhe lufta me malazezët për Zhabjakun etj.
Autori ka pasur në dorë një fletore të formatit të vogël, siç mund të vërehet edhe nga sasia e tekstit që përfshihet në secilën faqe të saj. Ai, siç duket, i kishte vënë vetes për detyrë të shënonte vetëm ngjarjet e rëndësishme. Për një plan të tillë, nuk duhet të ketë qenë pa rëndësi edhe vetë masa dhe numri i faqeve të fletores. Nuk është pra një ditar personal që të regjistrojë dita-ditës punët ose ngjarjet, me ose pa rëndësi, që ndodhnin në jetën e autorit. Vetë ligjet e kronikës pësojnë këtu ndonjë çrregullim. Ngjet që para syve të autorit kalon pa u shënuar ndonjë ngjarje e cila, në fillim, nuk duket me rëndësi, por pastaj, nga rrjedhimet e saja, del se duhej shënuar; atëherë autori e rikap ngjarjen duke bërë një kthesë në kohë. Kur ngjarjet politike të Shkodrës, në gjykimin e autorit, nuk kanë atë peshë që të meritojnë shënime në kronikë, ndodhin kapërcime kohore edhe të gjata. Kështu shpjegohet se si, në 33 faqet e vogla të fletores, të përfshihet një periudhë e gjatë 9-vjeçare (1831-1839).

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-31

Si të citoni

Malaj, E. (2023). Kronika e Shkodrës 1831-1839 nga Dom Zef Bubçi, famullitar i Shkodrës: Transkriptimi, përkthimi dhe shënimet punuar nga Injac Zamputi, Tiranë 1977. Studime Historike, 76(1), 201–228. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1059

Numri

Seksioni

Materiale Shkencore