Reduktimi drastik i popullsisë Shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera gjatë viteve 1912-1921
Abstrakti
Tema e kësaj kumtese është një temë tepër e njohur nga shumë studiues profesionistë e amatorë. Ata i janë qasur problemit të reduktimeve anormale demografike të popullsisë shqiptare të Kosovës e më gjerë, duke u përpjekur të saktësojnë për periudha të ndryshme kohore, në nivel të përgjithshëm ose lokal, çfarë ka ndodhur, kur dhe ku ka ndodhur, e përse ka ndodhur. Zakonisht ndryshimet e dukshme numerike të popullsive rrjedhin prej faktorëve të jashtëzakonshëm politikë e ushtarakë, praktikave gjenocidale, prej kolapseve ekonomike, katastrofave natyrore, pandemive etj. Disa nga këta faktorë kanë qenë të pranishëm në Kosovë e më gjerë edhe në periudhën 1912-1921, që është objekt trajtimi në këtë kumtesë.