Mjeshtërit dhe zejtarët Shqiptarë në Raguzë gjatë mesjetës

Autorët

  • Edmond Malaj

Abstrakti

Raguza në Mesjetë ishte një vend i zhvilluar dhe aty, si zanatçi nuk mund të integroheshe lehtësisht, nëse nuk ishe i aftë. Raguza kishte nevojë për tregtarë e mjeshtër të specializuar dhe forca punëtore të afta, si p. sh. muratorë të mirë, ndërtues e bojaxhi anijesh të zotë, si dhe mjekë, farmacistë apo specialistë të fushave të tjera, të cilët ishin të mirëpritur në qytet dhe nganjëherë ftoheshin nga vetë qyteti, nëse shihej e arsyeshme. Përsa i përket etnisë së tyre, Raguza nuk kishte ndonjë problem, megjithatë i rëndësishëm ishte religjioziteti i tyre, ata duhet të ishin të gjithë të krishterë katolikë, sipas një rregulli të vendosur nga Këshilli i Rogatëve (Consilium Rogatorum). Megjithatë, kjo nuk do të thotë që në Raguzë, kisha kishte një pozicion të rëndësishëm në administrimin e qytetit. Në Mesjetën e Vonë, personat që i përkisnin hierarkisë kishtare ishin krejtësisht të përjashtuar nga punët shekullare dhe nga jeta politike e qytetit. Mbase bënin këtu përjashtim hebrenjtë, të cilët në përputhje me religjionin e tyre jetonin së bashku në një vend, ndërsa pjesa tjetër jetonin të vendosur në mënyrë individuale, të përzier me të tjerë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-31

Si të citoni

Malaj, E. (2023). Mjeshtërit dhe zejtarët Shqiptarë në Raguzë gjatë mesjetës. Studime Historike, 74(1-2), 7–36. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1063

Numri

Seksioni

Articles