Çështja e Shën Naumit gjatë vitit 1923 - qëndrimi i fuqive të mëdha dhe i qeverisë së drejtuar nga Ahmet Zogu

Autorët

  • Sali Kadria

Abstrakti

Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene pasi kishte siguruar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris, miratimin e rektifikimeve kufitare në favor të saj në sektorët e Dibrës, Podgoricës dhe Prizrenit1, i vuri syrin edhe Shën Naumit. Qeveria jugosllave e mbante atë të pushtuar, me argumentin se ky territor iu njoh Serbisë në vitin 1913. Prandaj, deklaroi se nuk pranonte asnjë lloj diskutimi për këtë çështje2. Gjithashtu, ajo doli me pretendimin se Shën Naumi dhe fshatrat përreth tij duhej t’i përkisnin Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, sepse banorët e tyre ishin të krishterë që i përkisnin kombësisë sllave3. Qeveria jugosllave u përpoq t’i jepte një rëndësi të madhe manastirit të Shën Naumit me argumentin e lidhjes së ngushtë shpirtërore e fetare që kishte populli serb për këtë vend të shenjtë, por motivi i vërtetë që këmbëngulte për manastirin e Shën Naumit ishin interesat e saj ekonomike dhe strategjike. Zotërimi i Shën Naumit dhe hinterlandit të tij, i jepte mundësi shtetit jugosllav që të kishte kontrollin e rrugës Korçë-Pogradec-Elbasan, të liqenit të Ohrit dhe zonave të pasura përreth tij, si liqenin e Maliqit, zonën e Prespës e të Malit të Thatë. Me zbatimin e një projekti bonifikues, sektori i bujqësisë fitonte fushat e gjera pjellore të Pogradecit dhe Korçës. Ujërat e liqenit të Ohrit dhe të lumit Drin që buronte nga ky liqen, përbënin një pasuri të madhe kombëtare. Ato mund të përdoreshin për prodhimin e energjisë elektrike për ndriçim, në sektorin e transportit, dhe në sektorë të tjerë të industrisë. Rezervat e peshkut të këtij liqeni, mund të shërbenin për ripopullimin e peshqve në lumenjtë e të gjithë Evropës4. Koloneli francez André Ordion, i cili kishte shërbyer si oficer i trupave franceze në pjesën juglindore të Shqipërisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, shprehej se “liqeni i Ohrit është më superior se liqenet zvicerane dhe italiane. Nëse ky vend do të ishte në duart e një kombi perëndimor, ai do të kthehej në një vend mjaft tërheqës për turistët dhe të sëmurët”.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-31

Si të citoni

Kadria , S. (2023). Çështja e Shën Naumit gjatë vitit 1923 - qëndrimi i fuqive të mëdha dhe i qeverisë së drejtuar nga Ahmet Zogu. Studime Historike, 74(1-2), 163–190. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1069

Numri

Seksioni

Articles