Ndikimi i luftës së Vlorës në zhvillimet e brendshme në Shqipëri
Abstrakti
Lufta e Vlorës u zhvillua në një moment kyç dhe dramatik për fatet e ekzistencës së një Shqipërie të pavarur dhe të rikrijimit të shtetit shqiptar. Fillimi dhe zhvillimi i kësaj lufte mund të portretizohen me shprehjen: në kohën, në vendin dhe në mënyrën e duhur.
E kombinuar edhe me një sërë rrethanash ndërkombëtare të favorshme, analiza e të cilave nuk është objekt i kësaj kumtese, ajo së bashku me Kongresin e Lushnjës ndryshoi rrjedhën e zhvillimeve ndërkombëtare të çështjes shqiptare, duke rikthyer sërish në rendin e ditës, rinjohjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe të shtetit kombëtar shqiptar.