Petrika Thëngjilli: Aliu midis historisë dhe legjendës
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë: 2019, 1010 f.
Abstrakti
Ndonëse është shkruar shumë për Ali Pashë Tepelenën, punimi dëshmon se ka nevojë për shkrime të tjera për ta sqaruar më mirë këtë figurë historike që ai të zerë vendin që meriton në historinë e popullit shqiptar, duke u bazuar në dokumente historike, siç është vepruar në këtë rast. Dokumentet e hulumtuara nga autori në Arkivat e Turqisë dhe nga bashkëpunëtorët e tij, si dhe ato të arkivit personal të Aliut, shfrytëzimi i dokumentacionit rus dhe ai anglez e francez dhe baza bibliografike tepër e gjerë në gjuhë të huaj dhe në shqip, janë dy tiparet që i japin punimit një epërsi me ato ç’ka është shkruar deri tani.