Shtetëzimi i shkollave private Greke dhe reagimi i minoritetit

Autorët

  • Beqir Meta

Abstrakti

Në këtë artikull synohet që të jepet një pasqyrim i qartë dhe i përmbledhur i çështjes së shtetëzimit të shkollave private greke nga
shteti shqiptar në vitet 1930, i qëndrimit të minoritetit grek si dhe i shtetit grek ndaj kësaj çështjeje. Që në krye të artikullit, autori sqaron se mbyllja nga qeveria shqiptare e shkollave private, nuk drejtohej kurrsesi kundër minoritetit grek në Shqipëri, por synimi i shtetit shqiptar ishte që të pengonte ndërhyrjen dhe presionin në rritje të qeverisë italiane, por njëherësh edhe të disiplinonte arsimin në minoritetin grek, të eliminonte ndërhyrjen e hapur greke në këto shkolla dhe në zonën e minoritetit, veçanërisht, propagandën antishqiptare që zhvillonin mësuesit e paguar nga Greqia. Pas ankesës së paraqitur nga grekët në Lidhjen e Kombeve dhe në Gjykatën e Hagës, kjo çështje merr një drejtim tjetër, dhe autori arrin në përfundime të rëndësishme lidhur me qëndrimin që mbajti qeveria shqiptare.

Fjalët kyçe:

Shqipëria, Greqia, shkolla private greke, minoriteti grek, qeveria shqiptare, qeveria greke, konsullata greke, Këshilli i Lidhjes së Kombeve, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-01

Si të citoni

Meta , B. (2023). Shtetëzimi i shkollave private Greke dhe reagimi i minoritetit. Studime Historike, 74(3-4), 97–124. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1081

Numri

Seksioni

Articles