Një légion étrangère mes shqiptarësh: historia e batalionit “Antonio Gramsci”

1943-1944

Autorët

  • Edon Qesari

Abstrakti

Studimi mëton një vëzhgim linear të ecurisë historike, përgjatë viteve 1943-1944, të njësisë partizane me emrin “Antonio Gramsci” në Shqipërinë e Luftës II Botërore. Synohet kësisoj, përpos renditjes tekstuale të fakteve të grumbulluara përmes dokumentacionit, të jepet edhe një kuadër më i gjerë shpjegues i zhvillimeve dhe i nyjeve politike rrethanore që çuan në formimin, e mandej shfrytëzimin sa ideologjik aq dhe teknik-ushtarak, të pranisë së një grushti nënoficerësh italianë në një luftë të huaj për ata vetë. Një pikë shumë e rëndësishme në këtë çështje, e që merr në studim një vëmendje të veçantë, është orvatja e partizanëve shqiptarë për t’i dhënë vlerë ideologjike “konvertimit” të italianëve, nga pjesëtarë të një ushtrie që përftohet si pushtuese (pos të qenit fashiste) në vijues të një “internacionalizmi” antifashist. E nevojshme në këtë drejtim duket se ishte vetë edukimi antifashist i këtyre trupave të rishta, operacion jo fort i lehtë e që i shtohej barrës që kishin italianët, të cilët, edhe për sa i përket përgatitjes teknike, u gjendën shpesh në skenarë të paparashikueshëm për ta, të pastërvitur siç ishin me një luftë thelbësisht guerile.

Fjalët kyçe:

Lufta II Botërore, Batalioni “Antonio Gramsci”, Mehmet Shehu, ideologjizimi, LANÇ.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-01

Si të citoni

Qesari , E. (2023). Një légion étrangère mes shqiptarësh: historia e batalionit “Antonio Gramsci”: 1943-1944. Studime Historike, 74(3-4), 143–168. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1083

Numri

Seksioni

Articles