Situata demografike, etnike, fetare etj., në viset e “Shqiptarëve të Veriut” në vitin 1877, sipas vlerësimit të diplomacisë Austro-Hungareze dhe një vështrim mbi shpërnguljet nga sanxhaku i Nishit

Autorët

  • Marenglen Verli

Abstrakti

Në gjysmën e dytë të shek. XIX, në dokumente të ndryshme të diplomacisë europiane të kohës, e posaçërisht asaj austro-hungareze, gjendet një informacion me vlerë për situatën demografike, etnike, fetare, por edhe sociale, ekonomike, kulturore etj., të Ballkanit osman e në kuadër të saj edhe për botën shqiptare. Aty kemi gjetur të dhëna edhe për numrin, përbërjen etnike dhe besimet fetare të popullsisë së sanxhaqeve ose vilajeteve të quajtura shqiptare, gjithashtu për tiparet e banorëve, të çdo kombësie, për gjendjen e tyre ekonomike, sociale, kulturore etj. Interesimi i posaçëm i Perandorisë Habsburge për rajonin e Ballkanit, në konkurrencë veçanërisht të ashpër me Perandorinë Ruse, për pasojë ngritja e dendur e konsullatave në territorin e Ballkanit osman, kualifikimi përgjithësisht i lartë i personelit të tyre dhe, po kështu, burimet mjaft të besueshme zyrtare e jozyrtare të informacionit që ato siguronin, janë tregues për të krijuar bindjen se të dhënat arkivore të diplomacisë vjeneze të kësaj periudhe meritojnë vlerësim serioz dhe janë për t’u marrë në konsideratë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-01

Si të citoni

Verli , M. (2023). Situata demografike, etnike, fetare etj., në viset e “Shqiptarëve të Veriut” në vitin 1877, sipas vlerësimit të diplomacisë Austro-Hungareze dhe një vështrim mbi shpërnguljet nga sanxhaku i Nishit. Studime Historike, 74(3-4), 257–268. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1087

Numri

Seksioni

Materiale Shkencore