50 vjet “Gjurmime Albanologjike” seria e Shkencave Historike

Autorët

  • Nuridin Ahmeti

Abstrakti

Krahas revistave të njohura shkencore, kulturore e letrare, që filluan të dalin në Prishtinë “Përparimi”1 dhe “Jeta e re”2, pas Luftës së Dytë Botërore, një vend me rëndësi zë edhe revista “Gjurmime albanologjike”. Në fakt, kjo revistë rrugëtimin e filloi nga viti 1962, kur edhe u botua numri i parë, që asokohe ishte organ i Katedrës së Albanologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Kryeredaktori i parë i kësaj reviste ishte profesori i nderuar Idriz Ajeti, ndërsa redaksia përbëhej nga Ali Hadri, Enver Gjerqeku, Shefqet Pllana dhe Idriz Ajeti. Pra, kjo revistë shkencore filloi të botohej dy vjet pas hapjes së Fakultetit Filozofik në Prishtinë më 1960. Shkrimet në këtë revistë botoheshin në dy gjuhë: në shqip dhe në serbisht. Punimet në numrin e parë, ishin nga fusha e gjuhësisë, historisë dhe folklorit. Ato shoqëroheshin edhe me nga një rezyme në gjuhë të huaj si: gjermanisht, frëngjisht e rusisht.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-01

Si të citoni

Ahmeti , N. (2023). 50 vjet “Gjurmime Albanologjike” seria e Shkencave Historike. Studime Historike, 74(3-4), 323–330. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1092

Numri

Seksioni

Materiale Shkencore