Rreth revistës
Revista shkencore "Studime Historike" mbetet revista më e "vjetër", por edhe më profesionale lidhur me tematikën historike. Hapësirës shqiptare i mungon një revistë e debatit profesional historik, "Studime Historike" synon ta kryejë këtë funksion. Ajo është e hapur për prurje akademike nga hapësira shqiptare dhe më tej. Nga numri i fundit çdo numër i ri paraprihet me thirrje publike, me sistem "peer review", me tregues indeksimi, abstrakt dhe përmbledhje anglisht, etj. Cilido autor dhe kërkues shkencor që ka një artikull që përmbush kriteret profesionale të botimit do të jetë i mirëpritur.