Fjalori historik i arabishtës i Dohas - kurorëzim i përpjekjeve njëshekullore
Abstrakti
Leksikografia ndër arabët ka një traditë mjaft të hershme dhe të bujshme. Edhe pse fjalori i parë i arabishtes ishte hartuar që në shekullin e VIII nga Ḫalīl Bin Ahmâd Bin âl-Fârāhīdij, u desh të pritet shekulli XXI që të kemi fjalorin historik të arabishtes.
Ide për hartimin e një fjalori historik të gjuhës arabe kishte edhe më herët. Ndër iniciativat më serioze për hartimin e një fjalori të këtyre përmasave është ai i Akademisë së Gjuhës Arabe në Kajro, në vitin 1932. Një nismë tjetër për hartimin e fjalorit historik të arabishtes ka qenë ajo e orientalistit gjerman August Fischer në vitin 1913. Pas kësaj kemi nismën e Abdulla âl-ʿAlājlī në Liban. Një projekt tjetër për hartimin e fjalorit historik të gjuhës arabe ka qenë edhe projekti i Asocionit të Akademisë së Gjuhës Arabe dhe Shekncave në Tunizi.
Gjithë këto përpjekje nuk u jetësuan, nuk rezultuan me ndonjë sukses konkret për të pasur Fjalorin historik të gjuhës arabe të plotë. Nga Fjalori i Fischerit, dritën e botimit e pa vetëm vëllimi iparë, i botuar më 1967 në Kajro dhe ai i Abdulla âl-ʿAlājlīt me vetëm një vëllim të botuar më 1963.
Projektin e shumëpritur për Fjalorin historik të arabishtes, më 25 maj 2013 e lansoi Qendra Arabe për Kërkime në Doha me një ekip në krye me Râmzi Baʿlâbâkun, kurse përfundimin e etapës së parë, nga tri gjithsej, e promovoi në dhjetor të vitit 2018.
Fjalët kyçe:
Fjalori historik i arabishtës, Doha, Fischer, Akademia e Gjuhës ArabeShkarkimet
References
-
Abdurrahman Bâdâvī, Leksikon i Orientalistëve, Logos A, Shkup, 2015
-
https://www.google.com/search?q=%29%2F%23%2Fhttps%3A%2F%2Fëëë.dohadictionary.org%28.
-
د. علي توفيق الحمد, المعجم التاريخي العربية )مفهومه,وظيفته, محتواه(, المجلة المعجمية, ع 1,1 100 .
-
http://mohamedrabeea.net/library/pdf/c310f20a-420d-4e93-9211-1cd8f721538c.pdf
-
الأستاذ الد شاد الحمزاوي, مجلة معجمي - . 6771 , ص 61 ، كتور محمد ر ة, توني, ع.
-
الدكتور أيوب أبو ديّة, موسوعة أعلام الفكر العربي الحديث والمعاصر . طبعة ثالثة, 1169 دنية الهاشمية, , المملكة
References
Abdurrahman Bâdâvī, Leksikon i Orientalistëve, Logos A, Shkup, 2015
http://www.m-a-arabia.com/vb/shoëthread.php?t=11416
http://www.voiceofarabic.net/ar/articles/2355.
https://www.google.com/search?q=%29%2F%23%2Fhttps%3A%2F%2Fëëë.dohadictionary.org%28.
https://www.dohadictionary.org/#/about-dictionary