Orientalizmi dhe Orientalizmi i Kthyer Mbrapsht
DOI:
https://doi.org/10.63161/so.vi7.5619Abstract
Në librin[1] e tij të debatuar ashpër, Edward Saidi na njofton me temën e “Orientalizmit” përmes një këndvështrimi gjerësisht historik, i cili e vendos interesimin Evropian me Orientin brenda kontekstit të ekspansionit historik të përgjithshëm të Evropës borgjeze moderne jashtë kufijve të saj tradicionale dhe në kurriz të pjesës tjetër të botës në formë të nënshtrimit, plaçkitjes dhe eksploatimit të saj. Në këtë kuptim, Orientalizmi mund të jetë i konsideruar si një fenomen kompleks dhe në rritje, që rrjedh nga trendi i përgjithshëm historik të ekspansionit Evropian dhe përfshin: një set të tërë institucionesh në zgjerim, një trup të krijuar dhe kumulativ të teorisë dhe praktikës, një superstrukturë ideologjike e përshtatshme me aparatin e supozimeve, bindjeve, imazheve, produkteve letrare të komplikuara, si dhe racionalizime (për të mos përmendur themelin e interesave komerciale, ekonomike dhe strategjike me rëndësi jetike). Unë do ta quaj këtë fenomen Orientalizmi Institucional.
