Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi, Ramadan Shkodra (2021). Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 – 1912): Sipas dokumenteve të Meshihatit të Lartë Osman, Prishtinë: Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, Prishtinë:BIK
DOI:
https://doi.org/10.63161/so.vi7.5621Abstract
Leximi dhe kuptimi i shoqërisë kryesisht varet nga mënyra se si e lexojmë dhe kuptojmë historinë e ideve dhe koncepteve intelektuale të asaj shoqërie. Dijetarët dhe veprat e tyre janë një shesh ku shpërfaqen transformimet ideologjike të shoqërisë përgjatë historisë. Në Perandorinë Osmane, dijetarët myslimanë (myderrizët, ylemaja, hoxhallarët, kadinjt), si klasa më e lartë intelektuale e shoqërisë, ishte vendimtare në organizimin juridik dhe kulturor të shtetit. Si në fushat e tjera, edhe në mesin e shtresave të dijetarëve osman kishte një numër të konsiderueshëm dijetarësh me prejardhje shqiptare, ose që ishin lindur në rajonet e Ballkanit. Disa nga këta dijetarë ishin ngjitur në majat e shkencës dhe dijes së atëhershme, e disa të tjerë patën ndihmuar edhe procesin e krijimit të shtetit shqiptar në vitin 1912. Por aktiviteti i tyre ishte i përqendruar në fushën e dijes, arsimit, teologjisë dhe kulturës, ku arritën të krijojnë një trashëgimi të dijes dhe kulturës në përgjithësi.
