Përpjekjet Shqiptare për mbrojtjen e Janinës
Abstrakti
Historia e luftrave është romani më i përgjakshëm i njerëzimit, një romani pambarim për popujt që ka të shkruar në “faqet” e betejave fitues dhe humbës, triumfues dhe të mundur. Në faqet e betejave nga hulumtimi në analet historike gjejmë beteja të pafund të shqiptarëve në Jug e veri në lindje e perëndim të vendit, sikurse gjejmë në shekuj luftrat e një treve sa të mençur aq edhe luftarake, Labërisë. Sundimi osman në Shqipëri filloi pas Betejës së Savrës më 18 shtator 1385, pranë Lushnjës, kur shumica e prijësve vendas ranë nën vasalitetin e osmanëve. Osmanët ngritën garnizonet e tyre në Shqipërinë jugore deri në vitin 1415 dhe themeluan një jurisdiksion zyrtar mbi shumicën e Shqipërisë deri në vitin 1431, vit që njihet edhe si zotërues të Janinës nga ana e osmanëve. Betejat e bijëve të Labërisë kanë qenë mbrojtëse të truallit e jetës afër e larg vendbanimeve të tyre. Si pjesëtarë luftarakë vitalë të Vilajetit të Janinës lebërit katër herë kanë qenë në “portat” e Janinës si gardianë të lirisë së trojeve. Janina ishte qyteti më i madh jugor shqiptar përpara vitit 1913, çelësi historik i së ardhmes, në tëcilën shkruhej historia me luftë e ushtri, politikë, diplomaci, intriga, por dhe me
tradhëti. Katër herë në gjashtë dekada ushtritë u përballën bajonetë më bajonetë më 1854, 1878, 1897 dhe 1912-1914. Erdhën prapë edhe dy herë të tjera “të detyruar” më 1941 dhe 1949. Gjaku i derdhur nuk ka çmim sepse trualli dhe gjaku i të parëve është i paçmueshëm. Por sot kohët kanë ndryshuar dhe përparësi është euroatalntizmi si dhe bashkësia e përbashkët europiane, si qëllim i shqiptarëve.