Musine Kokalari muza e dënuar e letërsisë Shqipe
Abstrakti
“Gjithë ditën e ditës se ç’bën, s’marr vesh, shkruan, këndon, bën xivo-gavo, zë miza e u krren sitë. S’di, më thonë se do të bëneç mësonjëse. U! Pika në kokë, gjithënjë, një soj, në diell. Dëgjomë mua, unë në kohën tënde kisha di djelm dhe baban t’ënd tre, dhe ti
akoma nuk di ç’do me thënë gjëlpërë, si mbahet fshesa, s’ke ngritur kurrë një qime na dheu”1. Musine Kokalari nuk do të dëgjonte ato çka i thoshte nënua plakë, duke u bërë një ndër të paktat femra të shkolluara jashtë vendit, intelektuale e radhëve të para, shkrimtare dhe politikane. Zonjusha me fytyrën rrezëllitëse që dëshmoi një guxim të pashoq në përballimin e tragjedisë më të madhe që një
motër mund të mbajë, dënimin e vëllezërve dhe mbajtjen dinjitoze të kryqit mbi supe, deri në fundin pa kthim, në vetminë që vriste më shumë se vetë vdekja.