Ikona e Shpatarakut në galerinë e Ohrit
Abstrakti
Gjatë vizitës së një delegacioni zyrtar nëMaqedoninë e Veriut, në Galerinë e Ikonave të Ohrit, upërballëm me ikonën "Shën Marina me skena" të ikonografit Kostandin Shpataraku. Ikona ka përmasat 92.5 x 60.5 dhe etiketa shkruan se e ka origjinën nga kisha "Nëna e Zotit Peribleptos" në Ohër45. Duke kërkuar në arkivin personal gjeta një artikull të studiuesit Moikom Zeqo46, i cili është i mendimit se ikona bënte pjesë në , repertorin e ikonave të manastirit të "Shën Marenës" në Llëngë të Pogradecit. Në kërkimet e mëtejshme në një artikull të shkruar nga kuratori i Galerisë së Ikonave në Ohër, studiuesi Milco Georgievski rezulton se ikona është blerë në vitin 1962 nga Naum Koteli me shumën e 15 mijë dinarëve48. Ky fakt vërtetohet nga akti i blerjes, që disponon Galeria e Ikonave në Ohër, por nuk thuhet se ku e ka blerë dhe nga kush e ka blerë Naum Koteli ikonën e "Shën Marinës me skena".Shkarkimet
References
-
-Milco Georgievski, Icon Galery-Ohrid, Ohrid 1999, page 96; Ohrid Macedonia, City Guide, Publisher: Municipality of Ohrid, page 28-30.
-
-Në artikull studiuesi Zeqo shkruan:-Ikona e Shën Marinës për mendimin tim duhet të jetë bërë nga piktori për manastirin e Shën Marinës në Mokër. Më pas duhet të jetë transportuar në kishën e Shën Klementit në Ohër. Këtë e them e vërtetohet katërcipërisht nga fakti që disa nga kompozimet në miniaturë të kësaj ikone gjenden në afreskat e manastirit të kësaj shenjtoreje në Mokër. Moikom Zeqo, Një ikonë e re e panjohur e Konstandin Shpatarakut, Ekskluzive, nr.,20, dhjetor 2001, faqe 111-112.
-
-Manastiri i Llëngës në rrethin e Pogradecit i është kushtuar Shën Marenës. Kisha mendohet se është ndërtuar në vitin 1660 dhe është
-
rindërtuar më 1754. Mbi portën perëndimore të naosit brenda kishës është shkruar: “U pikturua ky tempull hyjnor dhe i gjithnderuar i
-
dëshmores së madhe të Krishtit, shën Marinës, me ndihmën e të gjithë të krishterëve, të esnafëve, të mjeshtërve, të rrobaqepësve, të
-
kasapëve dhe të karvaneve të vegjël e të mëdhenj, që gjenden në qytetin Llëngë, me përpjekjet dhe shpenzimet e të shumëdevotshmit
-
prift Gerasimit dhe mbikqyrsit të këtij manastiri të shenjtë, me kujdesin dhe kontributin e të shumëndershmit, kryetarit Gjergj Nikollë Manit, së bashku me pleqtë që e pasonin atë, emrat e të cilëve së bashku dhe të peshkopit dhe të priftërinjve gjenden në tempullin
-
hyjnor të shën Gjergjit, në mes të qytetit, si të ekspozuara për ata që do ti lexojnë. U përfundua në vitin prej Krishtit 1754, muaji tetor 2”.
-
Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 34, faqe 62-63.
-
-Në artikull studiuesi Milco Georgievski ka shkruar:-According to the museum documentation, the icon was purchased in 1962 from
-
Naum Koteli, citizen of Ohrid, for 15.000 dinars (currency of former Yugoslavia).Milco Georgievski, St. Marina of Antioch and her representations on tëo icons from the Icon Gallery in Ohrid, Academia.edu.
-
-Sikurse dëshmon edhe mbiemri i tij, Kostandin Shpataraku e ka origjinën nga Shpati i Elbasanit. Kjo vërtetohet nga mbishkrimi që
-
gjendet në ikonën e "Krishtit Pandokrator" në kishën e "Anargjendëve të Shenjtë Kozma e Damjan" (qimitirit) në manastirin e "Shën Pjetrit"
-
në Vithkuq të Korçës. Në të shkruhet: "Dora e Jerodhjakon Kostandinit nga Shpati, viti prej Krishtit 1748". Rreth vendlindjes së ikonografit Kostandin Shpataraku kemi njoftime të ndryshme. Disa mendojnë se e ka preardhjen nga fshati Vlash, ndërsa disa të tjerë
-
thonë se është nga Pashtreshi i Shpatit. Datat e lindjes dhe të vdekjes së Shpatarakut nuk dihen. Kostandin Shpataraku ka qenë ikonograf i
-
talentuar në pikturimin e ikonave dhe afreskeve. Theofan Popa, Piktorët mesjetarë shqiptarë, Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Tiranë
-
, faqe 72-75; Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 349, faqe 199; Theofan Popa, Kostandin Shpataraku,
-
piktori shqiptar i shekullit XVIII, Nëntori, Nr. 3, 1965; Theofan Popa, Piktor Kostandini prej Shpati, Buletin për shkencat shoqërore, Nr. 1,
-
, faqe 211-214; Ylli Drishti, Kostandin Shpataraku, piktori i artit mesjetar shqiptar, Tiranë 1992, faqe 28; Andrea Llukani, Ylli Drishti,
-
Arti i ikonografisë në Shqipëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2021, faqe 138.
-
-Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr.32, faqe 62.
-
-Theofan Popa, Ikonografët shqiptarë të shekullit XVIII, Ngjallja,dhjetor 1995, faqe 8.
-
-Ikona e "Joan Teologut" ka përmasat 93x75.5 cm dhe numër inventari nr. 46. Ylli Drishti, Le icone albanesi XIII-XIX secolo, Collezione della Galleria nazionale d’Arte Tirana, Tirana, 2000, page 58-59.
-
-Ikona e "Shën Kollit" daton më 1795. Ajo ka përmasat 93.5x55.5
-
cm dhe numër inventari nr. 44. Theofan Popa, Mbishkrime të kishave
-
në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 44, faqe 66.
-
-Ikona e "Gjithë Shenjtorëve" ka përmasat 67.5x50 cm dhe numër inventari 52. Ylli Drishti, Ikona shqiptare Shek. XIII-XIX, Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve Tiranë, Tiranë, 2000, faqe 68-69.
-
-Ikona "Mbledhja e Kryeengjëjve" është pikturuar nga Kostandin Shpataraku në shek. XVIII. Ikona ka përmasat 97x58 cm dhe numër
-
inventari nr. 48. Ylli Drishti, Le icone albanesi XIII-XIX secolo, Collezione della Galleria nazionale d’Arte Tirana, Tirana, 2000, page 70-71.
-
-Ikona "Shën Ilia" është pikturuar nga Kostandin Shpataraku në shek. XVIII. Ikona ka përmasat 93x57.5 cm dhe numër inventari nr.
-
Ylli Drishti, Ikona shqiptare Shek. XIII-XIX, Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve Tiranë, Tiranë, 2000, faqe 74-75.
-
-Ikona e "Shën Dhimitrit" është pikturuar nga Kostandin Shpataraku në vitin 1795. Ikona ka përmasat 93x59.5 cm dhe numër inventari nr.
-
Ylli Drishti, Le icone albanesi XIII-XIX secolo, Collezione della Galleria nazionale d’Arte Tirana, Tirana, 2000, page 78-79.
-
-AQSH, Fondi 138, dosja 16, fleta 24.
-
-Ikona "Shën Gjon Vladimiri me skena" aktualisht është e ekspozuar në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë. Ajo ka përmasat 77.4x52.7 cm dhe numër inventari 5324. Ikona është pikturuar nga Kostandin Shpataraku në vitin 1739. Mbi ikonë gjendet mbishkrimi: “Mbret i Shqipërisë, Gjon Vladimir…mua shërbëtorit të Ardenicës Andonit në vitin prej Krishtit 1739. Dora e jerodhiakon Kostandinit nga Shpati”. Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 114, faqe 96; Icons from the Orthodox Communities of Albania, Thessaloniki, 2006, page 136-141. Ylli Drishti, Ikona bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri, Davinci, Tiranë, 2003, faqe 35-37. Melsi Labi, Gjon Vladimiri. Princi që u bë shenjt, Tiranë, 2015, faqe 8-10. Melsi Labi, Joan Vladimir. The Prince that became Saint, Tirana, 2016, page 10-13; Theofan Popa, Piktorët mesjetarë shqiptarë, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Tiranë, faqe 80; Ylli Drishti, Kostandin Shpataraku, piktori i artit mesjetar shqiptar,
-
Tiranë 1992, faqe 88-95.
-
-Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 114, faqe 96; Eugenia Drakopoulou, Icons from the Orthodox Communities of Albania, Thessaloniki, 2006, page 137.
-
-Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 120, faqe 98-99.
-
-Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 119, faqe 98.
-
-Ikona "Zbritja në ferr", e ka origjinën nga kisha e manastirit të Ardenicës. Ajo ka përmasat 43x34 cm dhe numër inventari nr. 61. Ikona është pikturuar nga Kostandin Shpataraku në vitin 1744. Ylli Drishti, Le icone albanesi XIII-XIX secolo, Collezione della Galleria nazionale d’Arte Tirana, Tirana, 2000, page 88.
-
-Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, nr. 37, faqe 64.
-
-Ikona “Kryqëzimi i Krishtit” është realizuar nga ikonografi Kostandin Shpataraku. Ajo është marrë nga kisha e Shën Marenës në Llëngë të Pogradecit. Ajo ka përmasat 28 x 37 cm dhe numër inventari nr. 3652. Tresors d’art albanais, Icones byzantines et postbyzantines
-
du XII au XIX siecle, Nice, Musee National Message Biblique Marc Changall, 3 juillet – 7 octobre 1993, faqe 95; Mostra di icone albanesi, Roma, Vicolo Valdina, 6-24 febbraio / 8 marzo 1998; Percosi del Sacro Icone dai musei albanesi, Vicenza 2002, Gallerie di Palazzo Leoni Montanari 15 settembre – 1 dicembre 2002, pagina 83; Andrea Llukani, Ylli Drishti, Arti i ikonografisë në Shqipëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2021, faqe 145; Dorian Koçi, Andrea Llukani, Pavijoni i ikonave pasbizantine në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, 2020, faqe 54-55; Dorian Koçi,
-
Andrea Llukani, Post-Byzantine Icons In The National Historical Museum, Tirana, 2023, page 54-55; Ylli Drishti, Ikona, Koleksioni i Muzeut Historik Kombëtar (Shek.XIV-XIX), Botimet Mali Pleshti, Tiranë 2017, faqe 46; Ylli Drishti, Icons, Colection of the National History Museum (14th-19th centuries), Mali Pleshti, Tirana 2017, page 46;
-
-Ikona vjen nga kisha e "Shën Mërisë" e manastirit të Ardenicës. Ajo është pikturuar nga Kostandin Shpataraku në vitin 1744. Përmasat e ikonës janë 35x26 cm. Numri i inventarit është 5160. Ylli Drishti, Ikona bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri, Davinci, Tiranë, 2003, faqe 36; Ylli Drishti, The Byzantine and Post-Byzantine Icons in Albania, Davinci, Tirana, 2003, page 36.
-
-Ikona "Himni Akathist" është realizuar nga Kostandin Shpataraku. Ikona ka përmasat 50.5x40 cm dhe numër inventari 6718. Ikona vjen
-
nga kisha e Shën Mërisë në Lushnje. Ylli Drishti, Ikona bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri, Davinci, Tiranë, 2003, faqe 34; Ylli Drishti,
-
The Byzantine and Post-Byzantine Icons in Albania, Davinci, Tirana, 2003, page 34.
-
-Ikona "Shën Dhimitri mbi kalë" ka përmasat 42x58 cm dhe numër inventari 13. Ikona është realizuar nga Kostandin Shpataraku në shek.
-
XVII. Ikona vjen nga kisha e Shën Kollit, në Perondi, Berat. Leon Çika, Ylli Drishti, The Icons of Berat, Mali Pleshti, Tirana, 2009, page 74.
-
-Ylli Drishti, Kostandin Shpataraku, piktori i artit mesjetar shqiptar, Tiranë 1992, faqe 28; Ylli Drishti, National Museum Gjergj Kastrioti Skanderbeg, Kruja, Publishing House albPaper, Tirana, 2012, page 63.
-
-Andrea Llukani, Ylli Drishti, Arti i ikonografisë në Shqipëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2021, faqe 141.
-
-Ligj Nr. 13/2023, datë 2.2.2023 Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës, Fletorja zyrtare e Republikës së Shqipërisë, Viti 2023, Numri 27, faqe 2596.