Bazilika Paleokristiane e Margëlliçit

Autorët

  • Ilirjan Gjika

Abstrakti

Margëlliçi përbën sot një nga vendbanimet e Bashkisë Patos, një prej lagjeve të jashtme të këtij qyteti. Ndërkohë në historinë e vonë ai njihet si një prej fshatrave të krahinës së Mallakastrës i cili ndodhet në kufirin ndarës së saj me Myzeqenë fqinje. Për herë të parë ai dokumentohet në regjistrin osman të viteve 1431-32 si fshat i braktisur me një shtëpi (1). Nga pikpamja gjeografike, Margëlliçi, shtrihet përgjatë një kurrizi kodrinor i cili vjen duke u ngritur nga perëndimi drejt lindjes, ku arrin edhe pikën më të lartë prej 321 m (2). Pikërisht këtu ndodhet vendi i quajtur ‘’Kalaja e Margëlliçit’’, rrënojat e të cilës në 1948 janë shpallur monument kulture (3). Në kodrën ku sot ngrihen shtëpitë e tij në periudhën antike shtrihej një qytet emri i të cilit ka mbetur akoma i paidentifikuar. Mungesa e provave arkeologjike në këtë rast si mbishkrimet e karakterit të ndryshëm i kanë detyruar arkeologët që ta etiketojnë si: ''Qyteti ilir në Margëlliç’’.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-12-26

Si të citoni

Gjika, I. (2023). Bazilika Paleokristiane e Margëlliçit. Studime Muzeologjike, 1(14), 86–91. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/3249