Refleksione mbi partneritetin muze - turizëm kulturor

Autorët

  • Ledio Xhoxhi

Abstrakti

Tema e zgjedhur trajton marrëdhëniet midis muzeut dhe turizmit, pasi veprimtaria e muzeut është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e lidhur ngushtë me turizmin. Studimet mbi trashëgiminë kulturore kanë aspekte të përbashkëta me këto dy fusha, vëçanërisht kur bëhet fjalë për turizmin kulturor. Në këtë studim, unë nuk mbuloj çdo aspekt të kësaj fushe të gjerë, por do të përqëndrohem në aspekte të caktuara, për të dhënë një pasqyrë të kësaj fushe. Qëllimi im është të paraqes marrëdhënien dhe zonat me interes të përbashkëta të tyre. Turizmi ka ndikim të gjerë ekonomik, shoqëror dhe politik pothuajse kudo në botë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, turizmi kulturor është provuar të jetë aspekti më i shpejtë në rritje i turizmit dhe parashikohet të vazhdojë të rritet. Ndikimi ekonomik i turizmit, duke përfshirë turizmin kulturor, ka qenë prej kohësh i njohur, por vëmendja më e madhe po i kushtohet ndikimit të tij shoqëror, i cili mund të jetë pozitiv ose negativ, në varësi se si turizmi është planifikuar dhe menaxhuar. Në parim, kjo është një çështje e menaxhimit apo madje një shqetësim politik dhe gjithçka varet nga sfida për arritjen e një turizmi të përgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Tony Bennett, The Birth of the Museum - History, Theory, Politics, 2008, faqe 39-45.

  2. Museum definition - https://icom.museum/en/resources/standardsguidelines/ museum-definition/ (parë më 31.10.2023)

  3. ICOM Code of Ethics for Museums, Internation Council of Museums, faqe 47.

  4. ICOM Code of Ethics for Museums, Internation Council of Museums, 2013, faqe 24.

  5. AAM Code of Ethics for Museums, American Alliance of Museums, pa faqe.

  6. Fjalori Enciklopedik Shqiptar -Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2764.

  7. A. K. Bhatia, Tourism development; Principles and Practices, 2005, faqe 86.

  8. Recommendations on International Travel and Tourism, United Nation, Rome, 1963, faqe 5.

  9. Recommendations on Tourism Statistics, United Nations, New York, 1994, faqe 5.

Downloads

Botuar

2023-12-26

Si të citoni

Xhoxhi, L. (2023). Refleksione mbi partneritetin muze - turizëm kulturor. Studime Muzeologjike, 1(14), 92–105. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/3250