Noli për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

Autorët

  • Prof. dr. Ksenofon Krisafi

Abstrakti

Fan Noli, njëri nga personalitetet më të shquara të botës shqiptare, bëri epokë me profilin e vet të spikatur atdhetar, por edhe me shkëlqimin si politikan e diplomat i shquar, si personalitet me horizont të gjerë dhe me koncepte demokratike. U shfaq në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me imazhin e njërit prej personazheve qendrore të saj. Përfaqësonte tipin e një politikani ndryshe, që rrezatonte kulturë, njohuri të thella në histori, filozofi, letërsi, art etj. Kishte një logjikë të shëndoshë, forcë bindëse të argumentit apo të arsyetimit, këmbëngulje për mbrojtjen e kauzës së atdheut të vet. Ai debutoi me shumë shkëlqim edhe në diplomaci. Aftësitë e tij si diplomat u dëshmuan në disa etapa dhe në disa zhvillime thelbësore në historinë e shtetit shqiptar. Së pari, ishin përpjekjet për pranimin e Shqipërisë në organizatën ndërkombëtare universale, posaçërisht në Lidhjen e Kombeve. Së dyti, ishte veprimtaria në mbrojtje të kufijve të vendit nga synimet e fqinjëve. Së treti, veprimtaria e gjithanshme si funksionar i lartë i shtetit, në mënyrë të veçantë si ministër i Punëve të Jashtme, kryeministër dhe si kryetar i delegacionit shqiptar në sesionin e pestë të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve, në vitin 1924.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Author Biography

Prof. dr. Ksenofon Krisafi

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave

References

  1. Letër e kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, Pandeli Evangjeli, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Eric Drummond, 12 tetor 1920; Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), viti 1920, dosja nr. 33, f. 37-39.

  2. Përbërja e delegacionit iu njoftua zyrtarisht Sekretariatit të Lidhjes, më 8 nëntor 1920.

  3. Paskal Milo, Politika e jashtme e Shqipërisë, I, Botimet Toena, Tiranë, 2013, f. 503-505.

  4. Citohet nga Dashnor Kaloçi, Letra e rrallë e Fan Nolit zbulohet në një familje - Donika Stasa, mbesa e ish-kryeministrit Evangjeli, ruan arkivin

  5. e tij personal, Dashnor Kaloçi info@besiana. de 17. Dec. 2004.

  6. Po aty.

  7. AMPJ, viti 1920, Fondi 479, Dosja nr. 32. F. 4-6.

  8. Po aty.

  9. Po aty.

  10. Letër-Kërkese për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve Gjenevë, 22 Nëntor 1920, Në Société des Nations, Actes de la première

  11. Assemblée, Séances des Commissions de la première Assemblée, Genève 1921, t. II.

  12. Société des Nations, Actes de la première Assemblée, 28e séance plénière du 17 décembre 1920, Genève, 1921, p. 646. Actes de la première Assemblée, Séances des Commission, Genève, 1921, t. II, pp. 190,198.

  13. Newton Wesley Rowell, (1867 - 1941) jurist dhe politikan.Përmendet veçanërisht për kontribut të pamohueshëm nëpunimet e Asamblesë së Parë të Lidhjes së Kombeve.

  14. Société des Nations, Actes de la première Assemblée, Séances desCommissions de la première Assemblée, Genève 1921, t. II, p. 190.

  15. Société des Nations. Actes de l'Assemblée 1921. Séances plenieresGenève 1921, pp. 668-670.

  16. Po aty.

  17. Po aty.

  18. Po aty.

  19. Po aty.

  20. Po aty.

  21. Po aty.

  22. Société des Nations, Actes de la première Assemblée, 28e séance plénière du 17 décembre 1920, p. 646.

  23. Po aty.

  24. Po aty.

  25. Citohen sipas Gazeta Shqip, 15 prill 2013.

  26. Sipas Nasho Jorgaqi,- Jeta e Fan S. Noli, OMBRA GVB, vëll. 1, Tiranë, 2005,Vol. I, fq. 543

  27. Société des Nations,Actes de la première Assemblée, 28e séance plénière du 17 décembre 1920, p. 646

  28. Telegram,- Hilë Mosit, Hotel Magellan, Paris, 17 dhjetor 1920, - Fan Noli, Pandeli Cale, Gjenevë, 17 dhjetor 1920, ora 1.

  29. , Citohet sipas Nasho Jorgaqi,- vep. cit, vëll. 1, Tiranë, 2005,f. 399, si dhe nga gazeta Shqip, 15 prill 2013.

  30. Citohet nga Dashnor Kaloçi, Letra e rrallë e Fan Nolit zbulohet në një familje - Donika Stasa, mbesa e ish-kryeministrit Evangjeli, ruan arkivin e tij personal, Dashnor Kaloçi info@besiana.de 17 Dec. 2004.

  31. Telegram, - Zotit Hilë Mosit, Mis i delegatës shqiptare, Paris,

  32. Hotel Monopole 23. XII. 1920, Citohet nga gazeta Shqip, 15 prill 2013.

  33. Fjala “mision” në këtë rast përdoret si emërtim i posaçëm i parashikuar nga e drejta ndërkombëtare për të treguar përfaqësinë diplomatike që akreditohet nga një shtet tek një organizatë ndërkombëtare dhe anasjelltas. Nga pikëpamja e rangut diplomatik ai është i barabartë me ambasadën. Në krye të tij, sikurse edhe në rastin e ambasadës qëndron ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë.

  34. Të dhënat e përmendura më sipër janë marrë nga Shqipëria në1937, Botimet e komisjonit të kremtimeve të 25 vjetorit të vet qeverrimit 1912-1937, Tiranë, 1937, f. 136.

  35. Po aty, f. 137, 143.

  36. Po aty.

  37. “Kur Fan Noli fliste para udhëheqësve më të lartë botërorë”, Aurenc Bebja, 26 Tetor, 2018 Burimi:Darsiani. com

  38. U përkujdes edhe për anën formalo-juridike, duke marrë masat për miratimin e disa akteve si nga “autoritetet” kuislinge shqiptare,

  39. të instaluara prej saj në Tiranë, ashtu edhe nga autoritetet italiane në Romë, me qëllim që ta “argumentonte” vullnetin e Shqipërisë

  40. për “bashkim”. Një ndër to ishte edhe unifikimi formal i organeve kryesore qendrore dhe monopolizimi i funksioneve dhe kompetencave të tyre nga pushtuesi. Në këtë optikë bënte pjesë edhe likuidimi i sovranitetit dhe subjektivitetit juridikondërkombëtar të shtetit shqiptar, i konkretizuar në një varg veprimesh. Pas gati dy muajsh nga pushtimi ushtarak, e ashtuquajtura qeveri shqiptare me vendimin nr. 229, me 31. 5. 1939, vendosi suprimimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe unifikimin e shërbimit diplomatik e konsullor të të dy vendeve. Më 3 qershor, në Romë, Galeazo Çiano, ministri i jashtëm italian dhe Xhemil Dino, i ashtuquajturi ministri i jashtëm i qeverisë fantomatike shqiptare, nënshkruan një “marrëveshje” sipas së cilës zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Italisë dhe Shqipërisë kalonte në kompetencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane, e cila merrte përsipër edhe administrimin, emërimin, transferimin, shkarkimin e personelit diplomatik e konsullor shqiptar. Marrëveshja sanksiononte realizimin e pothuajse gjithë formaliteteve të zhdukjes së sovranitetit të shtetit shqiptar, çka e ngazëlleu Çianon që të shënonte në ditarin e tij se “…u zgjidh problemi i unifikimit të shërbimeve diplomatike shqiptare me ato italiane. Mjaftuan disa dekorime e ndonjë post për kryerjen e operacionit të tredhjes së Shqipërisë pa e bërë pacientin të bërtasë. Tashmë aneksimi praktikisht është realizuar”. Përmbajtja e marrëveshjes së mësipërme iu njoftua përfaqësive diplomatike e konsullore në Tiranë, duke iu bërë të ditur se nuk do të gëzonin më privilegjet dhe imunitetet diplomatike. Ato ditë përfaqësuesi i ShBA, Hugh Grant, i shkruante Departamentit të Shtetit në Uashington se “nuk ka më asnjë shenjë të pavarësisë e të sovranitetit shqiptar. Qeveria shqiptare është thjeshtë mashtrim”. Ai mori porosinë që të njoftonte autoritetet në Tiranë për mbylljen e legatës dhe largimin e tij nga Shqipëria. Ndërkohë, ministria e jashtme italiane njoftoi ambasadat dhe legatat italiane se tani e tutje në vendet ku ishin të akredituara do të përfaqësonin edhe interesat shqiptare. Ato do të merrnin në dorëzim edhe ambientet, pajisjet dhe arkivat e legatave dhe konsullatave shqiptare në shtetet e tjerë.

  41. Për t’i pasur “duart e lira” dhe për t’iu shmangur trajtimit ndërkombëtar të pushtimit u vendos gjithashtu edhe dalja nga organizatat ndërkombëtare, posaçërisht nga Lidhja e Kombeve. Pushtuesi u kujdes deri në detaje për ta maskuar këtë manovër. Nuk e ndërmori vetë aktin e njoftimit formal të daljes së Shqipërisë nga Lidhja e Kombeve, por ua diktoi kolaboracionistëve të vet. Prandaj Shefqet Vërlaci, me urdhër dhe tekst të formuluar nga autoritetet pushtuese të fashizmit italian, njoftonte Sekretariatin e Lidhjes së Kombeve se “Qeveria shqiptare, mbështetur në Asamblenë Kushtetuese, ka vendosur që shteti shqiptar të dalë nga Lidhja e Kombeve”, dhe kërkonte miratimin e pranimit të kësaj kërkese”. Tel. i Shefqet Vërlacit për Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, 13 prill 1939, në AMPJ (Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme), Dosja Nr. 46, f. 2. Më 14 prill, Avenoli iu përgjigj Vërlacit se “. . . nuk është kompetent për të marrë vendim për pranimin e lënies së anëtarësisë së Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve”, por do të vinte në dijeni të gjithë anëtarët e Lidhjes për kërkesën e qeverisë shqiptare. Ky veprim i ndërmarrë nga “autoritetet” kuislinge shqiptare përbën një ndër rastet e pakta të daljes së shteteve nga anëtarësia në organizatat ndërkombëtare. Siç utha, e para që kishte braktisur Lidhjen e Kombeve ishte Japonia,kur u akuzua për “krizën e Mançurisë”, shteti tjetër që doli prej sajishte Paraguai, kur Asamblea e Lidhjes nuk e toleroi në kohën ekonfliktit me Bolivinë, Italia që doli më11 dhjetor 1937, sepse undëshkua me sanksione formale nga Lidhja e Kombeve, shtetitjetër do të ishte Bashkimi Sovjetik, i cili nuk doli, por u përjashtua,kur pushtoi Finlandën. Pikërisht kësaj liste iu shtua, pa asnjë motivShqipëria e 1939, e pushtuar dhe e urdhëruar nga Italia fashiste, ecila dëshironte që në aventurën e saj aneksioniste, të ndjehejkrejtësisht e çliruar nga çdo tentativë e Lidhjes për ndonjëndërhyrje ose për shqyrtim formal të likuidimit të pavarësisë së njështeti sovran.

  42. Pas një muaji e gjysmë, më datë 22 maj 1939, në sesionin e 105 të Këshillit, Lidhja e Kombeve, që, siç rezultoi, po përjetonte “çastet e fundit” të ekzistencës së saj, “gjeti kohë” që të merrte në shqyrtim pushtimin e Shqipërisë. Sesioni i Këshillit kryesohej nga delegati sovjetik Maiski. Merrnin pjesë përfaqësuesit e Belgjikës, Bolivisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Kinës, Republikës Domenikane, Francës, Greqisë, Iranit, Letonisë, Zelandës së Re, Perusë, Suedisë dhe Jugosllavisë. Në kuadrin e pikës së dytë të rendit të ditës, Sekretari i Përgjithshëm lexoi letrat që vinin në emër të Shqipërisë. Nga 15 anëtarët e Këshillit, diskutuan Maiski i BRSS, Xhordani i Zelandës Re, Halifaksi i Britanisë dhe Irlandës Veriut, Boné i Francës, Tudela i Perusë dhe Subotiç i Jugosllavisë. Ata u kujdesën maksimalisht që të mos përmendnin fjalë “kompromentuese” si agresion, Itali, Shqipëri, pushtim, pavarësi dhe sovranitet i dhunuar etj. Në përfundim, kryetari i radhës i Këshillit, Maiski, i cili pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, e cilësoi si një agresion të padyshimtë të një fuqie të madhe kundër një fuqie të vogël, u shpreh se “letra e Mbretit Zog dhe të gjitha korrespondencat e tjera, duhen dërguar në Asamble”. Sipas prof. assoc. dr. Pranvera Dibra Teli,- Prill - qershor 1939: Pushtimi i Shqipërisë dhe shërbimi i jashtëm shqiptar, Gazeta Shqip, 29 Nëntor 2014 dhe SdN, Correspondance, 120. M. 74 1939. VII, si dhe Telespreso Nr. 2175/5, MPJ italiane, Sekretariatit për Punë të Shqipërisë (DGAE), Romë, 24 maj 1939.

Downloads

Botuar

2023-12-27

Si të citoni

Krisafi, K. (2023). Noli për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Studime Muzeologjike, 1(13), 161–188. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/3260