Reçensë për librin "Historia e veprave të lavdishme dhe fitoreve kundër turqeve nga zoti Gjergj Kastrioti Skënderbeu Princi i Epirit"
Abstrakti
Libri “Historia e veprave të lavdishme dhe fitoreve kundër turqve nga zoti Gjergj Kastrioti Skënderbeu Princi i Epirit”, të autorit Giacomo Frezzaria, botim i vitit 1640 është ribotuar nga Shtëpia Botuese “Streha” në dy gjuhë në italisht dhe në shqip. Kjo vepër kaq e rëndësishme për historiografinë shqiptare u botua me financimin e “Shoqatës Skënderbeu” me drejtues arbëreshin Giuseppe Chimisso. Për tu realizuar përkthimi i veprës është punuar në grup me përkushtim dhe me profesionalizëm. Me botimin e librit “Historia e veprave të lavdishme dhe fitoreve kundër turqve nga zoti Gjergj Kastrioti Skënderbeu Princi i Epirit”, lexuesit arbëreshë dhe ata shqiptarë do të kenë në bibliotekën e tyre një libër, i cili përsa i përket vlerave që mbart përbën risi në fushën e botimeve historiografike.