SFIDAT E MUZEOLOGJISË SHQIPTARE DHE PRESPEKTIVA PËR TË ARDHMEN

Autorët

  • Dr. Dorian Koçi Muzeu Historik Kombëtar

Abstrakti

"Pak vende kanë shkollat e tyre të muzeologjisë dhe akoma më të pakta janë mundësitë, për të gjetur libra me të dhëna rreth ushtrimit të profesionit të muzeologut, ndërkohë që janë shkruar shumë artikuj për muzetë, por nuk ka libra rreth mësimit të profesionit. Problemi i kualifikimit të muzeologëve është parësor, prandaj specialistët me përvojë në këtë fushë e kanë për detyrë të mbështesin muzeologët e rinj, që kanë vendosur t’i përkushtohen punës në muze. Mendoj se ka ardhur momenti i përshtatshëm për të promovuar rrjetin muzeal në Shqipëri, që do të shërbejë si rregullator i gjithë sistemit të muzeologjisë shqiptare. Duke u nisur nga shqetësimet dhe problemet e kohëve të fundit, kemi krijuar bindjen se sistemi muzeor shqiptar, ka nevojë për një ristrukturim tërësor, prandaj domosdoshmëria e rrjetit muzealështë një zgjidhje juridike dhe praktike, duke u konsideruar edhe si një çështje e mirëfilltë shkencore. Botimi i revistës “Studime Muzeologjike”, do të jetë një pikësynim parësor. Gjithashtu do të ketë bashkëpunim të ngushtë me muzetë në rajon si ato të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Italisë,Greqisë, për të promovuar kulturën dhe muzealizimin e saj të . Organizimi i konferencave muzeologjike, do të ketë impakte pozitive në promovimin e rrjetit muzeal në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë. Këto konferenca, do të shërbejnë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm, debatues dhe progresiv të muzeologjisë shqiptare. Referatet dhe kumtesat e konferencës do të përmblidhen në një botim, me qëllim që mesazhi i saj të përhapet në një qerthull më të gjerë edhe jashtë dyerve të sallës së konferencës. Me interes do të ishte një mbledhje vjetore e muzeologëve, e cila konsiston në shkëmbimin e përvojës nga të vjetrit tek brezi i ri. Fatmirësisht kemi muzeologë me përvojë dhe mjaft të përgatitur, të cilët po përpiqen të edukojnë më të rinjtë me ndjenjën e përgjegjësisë për profesionin e nderuar të muzeologut.Brezi i ri i muzeologëve po ndërgjegjësohet me pasionin për specialitetin që kanë zgjedhur. Muzeologët tanë kanë dhënë kontributin e tyre, duke botuar artikuj nëpër revista shkencore, duke referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore, duke debatuar në emisione televizive, si dhe duke shkruar monografi me tema historike dhe etnologjike. Sistemi muzeor është i lidhur me turizmin kulturor, prandaj duhet t’i përgjigjet kërkesave të kohës, në kushtet e globalizmit dhe të një shoqërie të hapur, prandaj synim parësor i rrjetit kombëtar të muzeve do të jetë ristrukturimi tërësor i sistemit muzeor shqiptar, si dhe çelja e muzeve të rinj me profil të veçantë.

Fjalët kyçe:

Rrjeti kombëtar i muzeve, sistemi muzeor shqiptar, muzeologët, revista     “Studime Muzeologjike”, mbledhja vjetore e muzeologëve

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. -A. Pango, S. Kosta, 300 autorë të huaj për Shqipërinë, Maluka, Tiranë 2014.

  2. -Claude Lapaire, Kleines handbuch der museumskunde, Zyrih, 1983; Klaud Lapair, Një libër mbi artin e muzeumit, përktheu nga gjermanishtja Bashkim Lahi, Shtëpia botuese “Paul Haupt”, Shtuttgart, 1983, faqe 7.

  3. -Dorian Koçi, Kontributi i Karl Paç (1865-1945) për muzeologjinë shqiptare, botuar në: Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918, Tiranë 2019, faqe 237-244.

  4. -Dorian Koçi, Fjalë përshëndetëse, Studime muzeologjike Nr. 10, Tiranë 2020, faqe 5.

  5. -Dahirida. Ziso, Misioni Arkeologjik Francez i kryesuar nga Leon Rey në dokumente arkivore, Arkivi Shqiptar, Viti 6, Nr. 1-2, Tiranë 2005, faqe 128-129.

  6. -Edlira Andoni, Muzeu Arkeologjik, Tiranë. Një vështrim arkeologjik nga prehistoria në mesjetë, Studime Muzeologjike, Nr. 4, Tiranë 2014, faqe 93.

  7. -Luan Përzhita, Trashëgimia arkeologjike dhe muzeale në Shqipëri, nevoja për rivlerësim, Studime Muzeologjike Nr.6, Tiranë 2016, faqe 64.

  8. -Hasan Ceka, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave, Tiranë 2009, faqe 1911.

  9. -Marin Haxhimihali, Apolonia, zanafilla e të parit muze të sitit arkeologjik në Shqipëri, Studime Muzeologjike, Nr, 4, Tiranë 2014, faqe 91.

  10. -Matilda Troka, Muzeu i Fierit, në lëngatë edhe për 2011-n, Shqip, 7 shkurt 2011, faqe 28.

  11. -Melsi Labi, Dorian Koçi, Udhërrëfyes i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë 2014.

  12. -Moikom Zeqo, Një muzeologji e re në perspektivën e së ardhmes vështrim konceptual i problematikës, Studime Muzeologjike, nr. 2, Tiranë, 2003, faqe 11-12.

  13. -Moikom Zeqo, Si duhet të jetë Muzeu Historik Kombëtar, Dita, 23 shkurt 2003, faqe 10.

  14. -Muzetë në gjendje të mjerueshme, Shqip, 31 maj 2010, faqe 28.

  15. -Muzeu i Fierit drejt rrënimit, Gazeta Shqiptare, 28 qershor 2010, faqe 19

  16. -Nathalie Clayer, Carl Patch et le Musee national de Tirana (1922-1925), Revue germanique internationale, 16/2012, faqe 97.

  17. -Oliverta Lila, Muzeu i Pavarësisë vuan nga fotokopjet, Shqip, 25 gusht 2012.

  18. -Revista Pedagogjike, nr. 5-6, janvier-fevrier, Tiranë 1923, faqe 181-185.

  19. -Rizgjohen muzetë. Tani një rrjet i gjithë muzeve shqiptarë, Shekulli, 8 mars 2000, faqe 18.

  20. -Sotirulla Hoxha, Probleme dhe detyra të muzeve shqiptarë në optikën e kohës, Studime muzeologjike, Nr. 2, Tiranë, 2002, faqe 39.

  21. -Stilian Adhami, Muzeologjia shqiptare, Gervis, Tiranë 2001.

Downloads

Botuar

2022-06-09

Si të citoni

Koçi, D. (2022). SFIDAT E MUZEOLOGJISË SHQIPTARE DHE PRESPEKTIVA PËR TË ARDHMEN. Studime Muzeologjike, 12(12), 27–45. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/456