MUZEU I FORCAVE TË ARMATOSURA PËRBALLË SFIDAVE TË KOHËS

Autorët

  • Dr. Asllan Zemani Muzeu i Forcave të Armatosura

Abstrakti

Tashmë në këtë fillim të dekadës së tretë të shekullit të 21-të muzetë në tërësi, këto institucione kulturore-studimore dhe edukuese, po konsiderohen e përcaktohen në dritën e një vizioni të ri, kthimin e tyre në platforma komunikimi të standarteve bashkëkohore. Për këtë, edhe stafi i institucionit tonë në ecurinë e implementimit të këtij projekti, për perspektivën e zhvillimit të Muzeut të Forcave të Armatosura në bashkëpunim edhe me Muzeun Historik Kombëtar por edhe me institucione të rrjetit muzeor po bënë përpjekjet e duhura për zbatimin e tij. Muzeu i FA-së është i vendosur në një ndërtesë e me stil ndërtimi që përket atij të periudhës musoliniane (fashiste), është pjesë përbërëse e projektit dhe ndërtimeve të Kazermës dhe të Fushës së Xhenios e projektuar nga Zyra e punimeve të Xhenios të Armatës pas bashkimit të shtetit dhe të Forcave të Armatosura shqiptare me ato të Italisë fashiste.Muzeu është i ndërtuar me përbërje prej një MUZE TE HAPUR, i cili shtrihet në territorin e hapur përreth godinës ku ku është vendosur MUZEU I BRENDSHEM, që përbën vet bazën e gjithë MUZEUT. Qysh në konceptim, është synuar që ai të jetë një pasqyrë dhe ekspoze sa më realist
102 dhe besnike përmbi ecurinë e historisë ushtarake shqiptare, me të gjitha dukuritë dhe veçoritë e veçanta autentike dhe ato të përbashkëta me atë të rajonit apo më gjerë. Por ndërkaq është mënjanuar politizimi tradicionale, të dëmshme, të tepërta dhe të shkuara kohe.Postulati, respekto të shkuarën për të ndërtuar të ardhmen, me një përhapje të gjerë në botën e qytetëruar ka nisur të ngacmojë edhe ndjeshmërinë e shoqërisë shqiptare gjatë viteve të fundit.Komunikimi kulturor tashmë konsiderohet si një proces social i rëndësishëm me ndikim të dukshëm në zhvillimin e vendit. Në një shoqëri të hapur me komunikim dhe teknologji të zhvilluar, institucionet e kulturës luajnë një rol parësor, jo vetëm si instrumente zhvillimi, por edhe si referenca të rëndësishme historike që na orientojnë në formimin e identitetit kombëtar. Pikërisht komunikimi nëpërmjet muzeve dhe krijimi i lidhjeve mes muzeologjisë dhe
shoqërisë konsiderohet sot më shumë se domosdoshmëri.

Fjalët kyçe:

Muzeu i Forcave të Armatosura, institucione të rrjetit muzeor, komunikimi kulturor, ecuria e historisë ushtarake shqiptare

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-06-09

Si të citoni

Zemani, A. (2022). MUZEU I FORCAVE TË ARMATOSURA PËRBALLË SFIDAVE TË KOHËS. Studime Muzeologjike, 12(12), 102–106. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/461