MUZEU KOMBËTAR ARKEOLOGJIK DURRËS
Abstrakti
Muzeu i parë arkeologjik në qytetin e Durrësit u hap në mars të vitit 1951. Në këtë muze ishin të ekspozuar artefakte, të cilat kishte nxjerrë nëntoka e Durrësit, dhe rrethinave të tij. Hapja e këtij muzeu, u bë fal inciativës dhe punës së palodhur të arkeologut Vangjel Toçi, i cili mund të quhet dhe babai i arkeologjisë së qytetit të Durrësit. Falë punës së palodhur të Z. Toçi, i cili ishte dhe drejtori i parë Muzeut Arkeologjik Durrës, ku nga gërmimet dhe gjetjet ndër vite u bë e mundur pasurimi i mëtejshëm i muzeut me objekte arkeologjike. Kjo gjë çoi dhe në nevojën për rritjen e stafit të kualifikuar, ku gjatë atyre viteve dhanë kontributin e tyre dhe figura të tjera të arkeologjisë si:
Moikom Zeqo, Sali Hidri, Hava Hidri, Fatos Tartari, Afrim Hoti, duke u pasuar më pas me brezin e ri të arkeologëve.