KOLEKSIONI NEOLITIK ME TIPARE ADRIATIKASE NË MUZEUN KOMBËTAR TË KOSOVËS

Autorët

  • Tomor Kastrati Muzeu Kombëtar i Kosovës

Abstrakti

Nëpëmjet këtij punimi është për qëllim të prezantohet një koleksion i veçantë që ndodhet në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Ky koleksion përmban elementë të kulturës neolitike nga zona e Adriatikut e njohur si “Kultura e Danillos” dhe të kulturës neolitike të Ballkanit Qëndror e njohur si “Kultura e Vinçës”. Nga interferimi kulturës adriatikase në një zonë me traditë kulturore Ballkanoqëndrore, është formuar një kulturë e veçantë, e cila pas kërkimeve arkeologjike është ndeshur në Kosovën Perendimore, me ç’rast në bazë të lokalitetit eponim përfaqësues është quajtur “Kultura e Rreshtanit”. Kjo dukuri simbiotike ka zënë vend në një territor më të gjërë, ku përfshihen hapsira të caktuara të disa shteteve të rajonit nën emërtimin konvencional “Zona e ndërmjetme”.Gjithashtu, ideja është që ky punim, përveç si pasqyrim i rezultateve kërkimore, të jetë edhe në funksion të një riorganizimi të mundshëm të Ekspozitës Bazë në Muzeun Kombëtar të Kosovës dhe të realizimit të ndonjë debati kulturor në këtë drejtim.
Krahas traditës së itenerarit të ekspozitave arkeologjike sipas periodizimit standard të historisë së vjetër që fillon me periudhën më të lashtë për të vazhduar drejt asaj më të re, prezantimi i klasifikuar i koleksioneve sipas individualitetit të përgjitshëm kulturor brenda periudhës respektive, do të paraqiste një koncept opcional prezantues dhe narrativ, i cili do të ishte e mundur të aplikohej në pavijonin e arkeologjisë. Një organizim i këtillë i ekspozitës, në njërën anë do t’mund ta bënte më të qartë dhe më lehtë të kuptueshme për vizitorët dhe studentët njohjen e periudhës së neolitit, dhe në anën tjetër do të mund të shërbente si model për organizimin e koleksioneve të periudhave të tjera në Muzeun
Kombëtar të Kosovës.

Fjalët kyçe:

Koleksioni neolitik, Muzeu Kombëtar i Kosovës, Kultura e Vinçës, Kultura e Rreshtanit

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-06-09

Si të citoni

Kastrati, T. (2022). KOLEKSIONI NEOLITIK ME TIPARE ADRIATIKASE NË MUZEUN KOMBËTAR TË KOSOVËS. Studime Muzeologjike, 12(12), 117–132. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/464