KULTURA E MEMORIES DHE KULTURA E IDENTITETIT
Ruajtja dhe mbrojtja e peisazhit historik dhe peisazhit urban të qytetit
Abstrakti
Ruajtja dhe mbrojtja e peisazhit historik dhe urban të qytetit, si pjesë e ruajtjes e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, është e lidhur me memorien, e cila në përfytyrimin individual të seicilit është realiteti kolektiv. Memoria është konsideruar gjithnjë si një kapacitet i qenieve njerëzore për të kujtuar ngjarje, proçese dhe objekte të kohëve të shkuara, “mënyrën nga e cila gjërat kujtohen, kapacitetin e rikthimit e rijetimit të mendimeve apo ndodhive të së shkuarës, të konsideruara si të qëndrueshme në ndërgjegjen e një individi ose edhe të një grupi”. Ruajtja dhe mbrojtja e peisazhit të qytetit duke përfshirë trashëgiminë arkitekturore është një e videncë e vëmëndjes njerëzore drejt ndryshimeve në kohë të një vendi të caktuar.Gjithsesi në trashëgiminë kulturore, në përgjithësi dhe në atë arkitekturore në veçanti, përfshihet edhe koncepti i shpirtit të vendit, pa të cilin trashëgimia është e vdekur. Ballafaqimet e ndryshme– trashëgimi, ekonomi, mjedis dhe social- kulturore nuk krijojnë konflikt, por janë plotësuese të njëra tjetrës dhe suksesi i tyre për një kohë të gjatë është i varur në atë që ato duhet të jenë të lidhura bashkë.