MUZEU HISTORIK FIER GJENDJA REALE DHE PRESPEKTIVAT

Autorët

  • Ilirjan Gjika Muzeu Historik Fier

Abstrakti

Muzeu Historik Fier përbën një nga institucionet më të rëndësishme muzeore në Qarkun e Fierit dhe përmban një fond të pasur objektesh materiale, artefaktesh dhe veprash arti, ku përfaqësohen historia, etnografia dhe kultura popullore. Ai është hapur për publikun për herë të parë në vitin 1951 ndërsa në godinën aktuale e vijon veprimtarinë prej vitit 1978.Muzeu përbëhet nga një sërë sallash dhe pavijonesh, ku sipas kronologjisë përfaqësohen periudhat e zhvillimit të historisë vendore.Ky institucion përmban edhe një material të pasur arkivor me dokumenta, dëshmi, foto, materiale filmike, libra dhe studime historike. Fondit të tij nuk i mungojnë kostumet popullore, veshjet e traditës, objektet të përdorimit personal dhe të përditshëm, armët e periudhave të ndryshme, si dhe veprat e shumta të artit figurativ me karakter historik.Muzeu Historik Fier është një institucion i cili nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore nxit edhe edukimin e publikut dhe shoqërisë. Ndërkohë nga pikpamja tematike ky institucion përbëhet nga disa sektorë si, arkeologjia, historia, ikonografia dhe etnografia, të cilët ndahen në vetvete në disa pavijone. Të tilla janë Antikiteti, Mesjeta, Rilindja Kombëtare, Pavarësia, Lufta Nacionalçlirimtare, Socializmi, Ikonografia dhe Etnografia. Muzeu Historik Fier ka në fondin e tij edhe një galeri të pasur me veprave arti, në gjinitë e pikturës, skulpturës, grafikës dhe istalacionit, të cilat ilustrojnë historinë dhe zhvillimet e saj, nëpërmjet veprave të një sërë artistësh të njohur shqiptarë si: Vilson Kilica, Hasan Nallbani, Josif Droboniku, Nestor Jonuzi, Muntaz Dhrami, Minella Saro, Pandeli Lena, Anesti Cini, etj. Si institucion i ruajtjes së memorjes kolektive ai është i hapur për publikun dhe vizitorët gjatë gjithë ditëve të javës dhe vijon funksionin normal brenda statusit dhe rolit të tij. Por si edhe muzetë e tjerë vendor edhe Muzeu Historik Fier po përballet me një sërë sfidash dhe problemesh.Ato janë lehtësisht të kapërcyeshme por kërkojnë një përkushtim dhe vëmëndje më të madhe nga ana e institucioneve kryesore të shtetit, përgjegjëse për historinë dhe trashëgimninë kulturore.Prej vitit 1995, ish muzetë e rretheve apo muzetë vendor të sotëm u shkëputën nga varësia e Ministrisë së Kulturës dhe u vunë në varësinë dhe administrimin e pushtetit vendor. Ndërkohë gjendja reale e muzeve vendor tregon se gjatë kësaj kohe duhej një trajtim dhe kujdes më i madh nga ana e ministrisë së linjës.Gjetja e një zgjidhje për këtë problem të rëndësishëm duhet të jetë një nga prioritetet në fushën e muzeologjisë në Shqipëri, për ti sjellë edhe këto institucione në standartin dhe nivelin e muzeve kombëtarë.

Fjalët kyçe:

Muzeu Historik Fier, arkeologji, histori, ikonografi, etnografia, Ministria e Kulturës, muze vendor, muze kombëtar

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-06-09

Si të citoni

Gjika, I. (2022). MUZEU HISTORIK FIER GJENDJA REALE DHE PRESPEKTIVAT. Studime Muzeologjike, 12(12), 150–158. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/466