MUZETË PËRTËRIJNË TË ARDHMEN NËPËRMJET TEKNOLOGJISË
Abstrakti
Muzetë janë një vitrinë e qytetërimit dhe evolucionit që ai ka patur ndër shekuj e mijëvjeçarë, të cilët i kthejnë njerëzit në një udhëtim pas në kohë duke mos udhëtuar fizikisht. Muzeu Arkeologjik i Apolonisë përcjellë tek njerëzit jo vetëm emocionin e njohjes së historisë, të një qytetërimi të mbuluar nga pluhuri i kohës, por edhe punën e arkeologëve për të nxjerrë nga nëntoka dhe pluhëri i shekujve një qytetërim. Qytet-shtet për kohën në të cilin jetojë dhe u zhvillua ishte një metropol i antikitetit, por edhe një shpërndarës i kulturës dhe zhvillimit të qytetërimit.Njohja e botës antike dhe zhvillimit që ajo pati, sot përcillet jo vetëm nëpërmjet studimeve arkeologjike dhe shkencave multidisiplinare të lidhura me gërmimet arkeologjike, por edhe nëpërmjet teknologjisë ku aplikacionet dhe ngritjet 3 dimensionale apo zhvillimit të maketeve dhe printimeve 3D japin një plan më të gjerë dhe të qartë të këtyre qytetërimeve.Parku arkeologjik i Apolonisë dhe Bylisit ka patur si fokus të tij prekjen e trashëgimisë edhe nëpërmjet këtyre risive dhe qasjeve alternative për vizitorin, studiuesin, studentët por edhe fëmijët. Nëpërmjet tureve virtuale në muzeun arkeologjik dhe aplikacioneve virtuale këto janë një qasje ndaj të rinjve por edhe për shoqërimin e vizitorit nga një guidë virtuale në telefonin e gjithësecilit.