MBI KONSERVIMIN E OBJEKTEVE TË MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR

Autorët

  • Prof. Asoc. Dr. Frederik Stamati

Abstrakti

Në vitin1980 Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, pranë Institutit të histori-gjuhësisë iu vu detyra për të punuar për trajtimin e objekteve që do të ekspozoheshin në Muzeun Historik Kombëtar. Eksperienca jonë ishte e përqëndruar në objektet arkeologjike dhe më pak në ato etnografike.Kishte fusha pune jashtë detyrave të laboratorit.U desh një punë përgatitore shumë-shumë e madhe. Për pavionin e arkeologjisë u përzgjodhën objektet e restauruar që më parë, në atë nivel, sa ishte arritur në atë kohë.Problemet ishin më të mëdha me armët etnografike, tekstilet dhe me objektet e Muzeut të Luftës Nacional-Çlirimtare.U desh të punohej shumë intensivisht për të përcaktuar rrugët e ndërhyrjeve dhe të ndërhyhej konkretisht, madje duke i afruar objektet pranë gjendjes reale. Puna ime ka filluar çdo ditë në orën 7, e ka vazhduar deri në orën 22, nga njëherë edhe më vonë, pa pushume as të dielave dhe as për festa.Një gjë shumë e rëndësishme ishte për mua shtruarja e mendimit për të furnizuar muzeun me ajër të kondicionuar, në parametrat që rekomandon literatura dhe që u realizua në parametrat lagështi relative, temperaturë, filtrim të ajrit nga pluhurat, duke siguruar mikrolklimën e domosdoshme dhe të pandërprerë asnjëherë.

Fjalët kyçe:

Konservimi i objekteve, laboratori i konservimit, Muzeu Historik Kombëtar

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-06-09

Si të citoni

Stamati, F. (2022). MBI KONSERVIMIN E OBJEKTEVE TË MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR. Studime Muzeologjike, 12(12), 196–202. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/469

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor