MUZEU HISTORIK KOMBËTAR: PËRTEJ ROLIT KOLEKSIONUES DHE EKSPOZUES

Autorët

  • Dr. Skënder Bushi Muzeu Historik Kombëtar

Abstrakti

Roli i muzeut ka pësuar një evolucion të vazhdueshëm përgjatë viteve. Përtej funksionit të tij fillestar si një ambient ku koleksionohen dhe ekspozohen artefakte arkeologjike, kulturore, dokumente, vepra arti, etj., tashmë ai mund të konceptohet si një universitet i hapur, një qendër, institucion elitar apo monument kulturor dhe krenarie, i cili merr pjesë në mënyrë aktive në ruajtjen dhe narracionin e historisë së një kombi. Muzeu Historik Kombëtar ka orientuar dhe inkurajuar në vazhdimësi zhvillimin e programeve edukative dhe botimeve, në përputhje me ligjin aktual, duke kontribuar në formimin social, mendor dhe shpirtëror të individit. Në përshtatje dhe në kuadër të programeve arsimore dhe qëllimit të tyre Muzeu Historik Kombëtar ka ofruar bashkëpunime të ndryshme me organet dhe institucionet kryesore të kulturës dhe të arsimit në Shqipëri, duke kontribuar në përforcimin e raporteve ndërinstitucionale dhe inkurajimin e praktikave të mira në këtë drejtim. Në këtë këndvështrim, ky artikull përqendrohet në paraqitjen
e shembujve ilustrues të praktikave edukative muzeologjike, të cilat janë zbatuar, duke dhënë një përshkrim të detajuar të aktiviteteve kulturore në muze por edhe botimeve, iniciativë e muzeut apo bashkëpunim me institucione të tjera partnere si pjesë e detyrës së lartë dhe fisnike të edukimit të brezave dhe të ruajtjes së traditës. Ekspozitat e pasura të Muzeut Historik Kombëtar, të cilat simbolizojnë dhe dëshmojnë proceset kryesore historike, raportet sociale dhe kulturore që i prodhuan ato, lajmëtarët dhe mbetjet e një periudhe të mëparshme, ftojnë vizitorin në përjetimin e një eksperiencë didaktike dhe interpretuese. Ky ekstrakt kulturor, që e kthen muzeun në sitin më të madh dhe më të pasur, nxjerr në pah një tjetër dimension të Muzeut Historik Kombëtar, misioni i tij për të kultivuar tek njerëzit ndjenjën e së bukurës dhe krenarisë për traditën, duke zhvilluar një rrymë artistike dhe artizanale, që gjen origjinën dhe frymëzimin tek tradita. Kështu në shembuj të shumtë bizhuterish apo objekte të përdorimit të përditshëm, utilitare apo dekorative, transplantohen forma dhe elementë që vërehen në objektet e pasura të trashëguara nga Antikiteti dhe Mesjeta.

Fjalët kyçe:

Muzeu Historik Kombëtar, misioni i tij, artefakte arkeologjike, dokumente, vepra arti

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-06-11

Si të citoni

Bushi, S. (2022). MUZEU HISTORIK KOMBËTAR: PËRTEJ ROLIT KOLEKSIONUES DHE EKSPOZUES. Studime Muzeologjike, 12(12), 247–253. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/473