IMPAKTI I PANDEMISË SË COVID 19 NË MUZETË E HAPËSIRAT KULTURORE NË SHQIPËRI

Autorët

  • Erilda Selaj Shtëpia Studio Kadare

Abstrakti

Virusi Covid 19 që nisi infektimin në Wuhan në fund të vitit 2019 u përhap në të gjithë globin në fillim të vitit 2020. Disa ditë pas konfirmimit të rastit të parë zyrtar në vendin tonë, shteti shqiptar mbylli për një kohë të pacaktuar, të gjithë institucionet muzeore dhe hapësirat kulturore si masë sigurie kundër përhapjes së virusit1. Muzetë qëndruan të mbyllur për publikun nga dt. 11.03.2020 deri më 18.05.2020 dhe më pas operuan duke zbatuar kufizimet e vendosura nga institucionet e shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ky studim paraqet një pasqyrë të impaktit të pandemisë së Covid 19, organizimit dhe menaxhimit të përgjithshëm të muzeve gjatë dhe pas karantinës në Shqipëri. Pjesmarrja në këtë vëzhgim ishte vullnetare, me një shtrirje kohore nga muaji mars deri në gusht 2020. Pyetesori fillestar u plotësua online nga pjesmarrësit në periudhën mars-maj.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-06-11

Si të citoni

Selaj, E. (2022). IMPAKTI I PANDEMISË SË COVID 19 NË MUZETË E HAPËSIRAT KULTURORE NË SHQIPËRI. Studime Muzeologjike, 12(12), 254–271. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/474