MUZEU HISTORIK SHKODËR KOLEKSIONI ETNOGRAFIK DHE PROMOVIMI I TIJ
Abstrakti
Muzeu Historik i Shkodrës ka nisur të organizohet që në vitin 1947 (nën emërtimin "Muzeu Popullor"), por mori formë të plotë më 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shek XIX,vlerat e së cilës ia shtonte "Kulla e Sahatit" bashkëngjitur me të. Si bazë e eksponateve shërbyen objektet arkeologjike e etnografike të dy koleksioneve të pasura të Kuvendit Jezuit e atij Françeskan, themeluar që nga fundi i shek.19 si dhe materiale të tjera kryesisht etnografike e historike të familjeve shkodrane.Muzeu Historik i Shkodres eshte muze local, ai perbehet nga Muzeu Qendror (Shtepia Oso Kuka), paralelisht me te, funksionojne edhe dy muzete e tjere, Muzeu i Kalase i vendosur ne godinen e Kapitenerise dhe Vendi i Deshmise e i Kujteses, i ngritur ne godinen e ish-Deges se Brendshme. Godina qendrore e vendosur ne banesën “Oso Kuka”, permban fonde te etnografise, arkeologjise, artit figurativ, fonotekes etj, si dhe perveç amjenteve te jashtem arkitektonik te shtepise paraqet ekspozitat permanente te Arkeologjise, Etnografise dhe Pinakotekes.