MOZAIKU “SHQIPËRIA” NË BALLINËN E MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR PËRBALLË KONTESTIMEVE TË KOHËS
Abstrakti
Në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar është një mozaik me përmasa 37 x 11 m. Mozaiku përbëhet nga 13 figurina afërsisht 10 metra të lartë dhe zë një sipërfaqe prej 400 m2. Mozaiku titullohet “Shqipëria”. Ai është realizuar nga Vilson Kilica, Josif Drobroniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi. Pavarësisht kontestimeve, që ka pasur kjo vepër arti gjatë këtyre viteve për vetë përmbajtjen e saj, ajo çfarë është pranuar nga specialistë të artit dhe të historisë është fakti, që ajo shpreh më së miri të shkuarën tonë historike. Mozaiku paraqet një skenë masive me luftëtarë, e cila përbëhet nga 13 personazhe: burra e gra, që nga ilirët me shpata, harqe e parzmore, deri tek partizanët me pushkë në dorë. Në qendër të mozaikut paraqitet një grua me krahët hapur, e cila simbolizon “Nënën Shqipëri”. Në dorën e djathtë gruaja mban një pushkë, që simbolizon thënien: “Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me pushkë në dorë”. Majtas gruas paraqitet një partizan që mban një flamur ndër duar.Në vitet e para të demokracisë,
flamurit në qendër të mozaikut iu hoq ylli me pesë cepa. Në mozaikun “Shqipëria” paraqiten luftëtarë me pushkë në duar. Djathtas paraqitet një burrë me përparëse dhe me xhaketë hedhur në sup, që simbolizon klasën punëtore, roli i të cilës ka qenë vendimtar në ndërtimin e socializmit. Në vijim paraqitet një luftëtar i çetave patriotike dhe anash tij është Naim Frashëri me një role letre në dorë. Personazhet në vijim janë luftëtarë ilirë me shpata, harqe e parzmore ndër duar. Në mozaikun “Shqipëria” në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar paraqiten figura përgjithësuese të njerëzve të kategorive të ndryshme, të cilët kalojnë nga një plan në tjetrin, nga epoka e lashtësisë deri në epokën e socializmit. Në plan të parë paraqitet një grua krahëhapur me veshje karakteristike kombëtare, duke ecur me hap dinamik dhe me pushkë në njerën dorë. Ajo është qendra ideologjike e kompozimit. Një simbolikë e marshimit përpara të Shqipërisë. Vepra arti të ngjashme me mozaikun “Shqipëria” që është në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar ka edhe në Drezden e në Minsk.
Fjalët kyçe:
Muzeu Historik Kombëtar, Mozaiku “Shqipëria”, Vilson Kilica, Josif Drobroniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini, Aleksandër FilipiShkarkimet
References
-
-Osman Allkja, Vepër monumentale e historisë dhe e kulturës sonë, Zëri i Popullit, 29 tetor 1981, faqe 1.
-
-Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Vendim nr. 204, datë 08.08.1978, “Për ndërtimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë”.
-
-Për ndërtimin e muzeut u gërmuan dhe u lëvizën 23000 m3 dhera, u betonuan 15 mijë m3 pjesë të ndryshme me beton arme, u montuan 950 tonë hekurbeton dhe u gdhendën 22 mijë metër katrorë veshje e shtresa të ndryshme. Osman Allkja, Vepër monumentale e historisë dhe e kulturës sonë, Zëri i Popullit, 29 tetor 1981, faqe 1.
-
-Petraq Kolevica, Arkitektura dhe diktatura, Marin Barleti, Tiranë 1997, faqe 97-98; Erilda Selaj, Urbanistika dhe arkitektura e Sheshit Skënderbej 1945-1990, Dritëhije, Nr. 2, Tiranë 2020, faqe 131.3-Për ndërtimin e muzeut u gërmuan dhe u lëvizën 23000 m3 dhera, u betonuan 15 mijë m3 pjesë të ndryshme me beton arme, u montuan 950 tonë hekurbeton dhe u gdhendën 22 mijë metër katrorë veshje e shtresa të ndryshme. Osman Allkja, Vepër monumentale e historisë dhe e kulturës sonë, Zëri i Popullit, 29 tetor 1981, faqe 1.
-
-Petraq Kolevica, Arkitektura dhe diktatura, Marin Barleti, Tiranë 1997, faqe 97-98; Erilda Selaj, Urbanistika dhe arkitektura e Sheshit Skënderbej 1945-1990, Dritëhije, Nr. 2, Tiranë 2020, faqe 131.
-
-Etleva Bushati, Mjedisi konservues në muze; rast i studiuar Muzeu Historik Kombëtar, katalogu dhe kumtesat e konferencës shkencore ndërkombëtare “Roli i muzeve në shoqërinë moderne”, Tiranë 2016, faqe 33-34.
-
-Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Vendim nr. 274, datë 22.09.1979, “Për ndërtimin e Pajisjen e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë”.
-
-Në ceremoninë e përurimit të Muzeut Historik Kombëtar morri pjesë e gjithë Byroja Politike e KQ të PPSh-së, duke filluar nga Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, shoku Enver Hoxha, shokët Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Pali Miska, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Lenka Çuko, Llambi Gegprifti, Pilo Peristeri, Qirjako Mihali, Simon Stefani, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor shoku Haxhi Lleshi etj. Shiritin e inagurimit e preu shoku Enver Hoxha, ndërsa fjalën e rastit e mbajti zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë shoku Manush Myftiu.
-
-Petraq Kolevica, Në njëzetëvjetorin e Muzeut Historik Kombëtar. Unë dëshmitar i skenave dhe prapaskenave, Albania, 20 nëntor 2001, faqe 10; Enver Faja, Kush e drejton urbanistikën shqiptare, përmbledhje artikujsh kritikë mbi urbanistikën dhe arkitekturën, Shtëpia botuese “UFO Press”, Tiranë 2008, faqe 120-123.
-
-Enver Faja, Arkitekturë në funkison të përmbajtjes e pasur në forma, Drita, 2 maj 1982, faqe 7.10-Andon Kuqali, Skulptura monumentale në Muzeun Historik Kombëtar, Drita, 10 janar 1982, faqe 3; Ksenofon Dilo, Vlera e arteve figurative në Muzeun Historik Kombëtar, Drita, 11 prill 1982, faqe 7; Melsi Labi, Dorian Koçi, Udhërrëfyes i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, 2014, faqe 5; Melsi Labi, Guidebook of National Historical Museum of Albania, Tirana, 2016, page 5.
-
-Ylli Drishti, Cikli: Muzetë Kombëtarë në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Gazeta Shqiptare, 12 maj 2021, faqe 18.
-
-Për realizimin e mozaikut grupi i punës ka punuar nga shtatori i vitit 1979, deri në muajin mars 1980. Një problem serioz për grupin e punës ishte porosia për pllakëzat e mozaikut, pasi duhej llogaritur sasia e tyre për çdo ngjyrë. U zgjodh kompania “Orsoni” në Venecia. Fillimisht drejtuesi i kompanisë refuzoi ta merrte porosinë për një afat mjaft të shkurtër (rreth 3 muaj), por kur dëgjoi se bëhej fjalë për një sipërfaqe prej 400 m2 e me vlerë 150 000 $, pranoi menjëherë. Ylli Drishti, Cikli: Muzetë Kombëtarë në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Gazeta Shqiptare, 12 maj 2021, faqe 19.
-
-Andon Kuqali, Skulptura monumentale në Muzeun Historik Kombëtar, Drita, 10 janar 1982, faqe 3.
-
-Ylli Drishti, Cikli: Muzetë Kombëtarë në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Gazeta Shqiptare, 12 maj 2021, faqe 19.
-
-Ksenofon Dilo, Vlera e arteve figurative në Muzeun Historik Kombëtar, Drita, 11 prill 1982, faqe 7.
-
-Sa ishte gjallë Enver Hoxha nuk e lejonte të teprohej me emrin e tij, sepse ishte kundër kultit të individit. Pas vdekjes së Enver Hoxhës emri i tij mbiu kudo: Universiteti i Tiranës mori emrin “Enver Hoxha”, Akademisë Ushtarake iu vu emri “Enver Hoxha”, Kombinati i Autotraktorëve mori emrin “Enver Hoxha”, Hidrocentralit të Fierzës iu vu emri “Enver Hoxha” etj. Monumentet e Enver Hoxhës mbinë si kërpudhat pas shiut në Tiranë, në Gjirokastër e gjetkë. Kulti i glorifikimit të tij, kulmoi me ngritjen e piramidës, që në atë kohë strehoi muzeun “Enver Hoxha”. Shtatorja e bronztë e diktatorit Enver Hoxha u rrëzua më 20 shkurt 1991 nga revolta e masave popullore

-Grupi i punës drejtohej nga personalitete të shquara, si Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kota, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Selim Islami, Kleanthi Dede, Ballkize Haxhihyseni, Taqi Miho e shumë të tjerë. Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Thesare të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, 2018, faqe 7; Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Treasuries of National Historical Museum, Tirana, 2018, page 9; Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Tresors du Musse National D‘historie, Tirana, 2019, pagina 9.
-
-Petraq Kolevica, Në njëzetëvjetorin e Muzeut Historik Kombëtar. Unë dëshmitar i skenave dhe prapaskenave, Albania, 20 nëntor 2001, faqe 10
-
-Arkitektura e pavijonit të antikitetit është konceptuar në hapësira ekspozimi të larmishme, ku me një nivel të lartë kulturor dhe artistik janë ekspozuar objektet e shumta dhe të vyera. Vitrinat e eskponanteve janë të veshura me material të qetë, të futur në mure. Ekspozimi artistik i objekteve i ka dhënë sallës karakter muzeal. 21-Arkitektura e pavijonit të mesjetës është konceptuar në karakter dhe në fizionomi të arkitekturës së mjediseve të asaj periudhe. Në kompozimin arkitektonik janë përodrur elemente karakteristike si tavanet në formë harku ngjyra e bardhë dhe ngjyra okër, lartësia më e ulët në disa pika të sallës etj. Në formulimin e saj të përgjithshëm kanë dikuar edhe mënyra e ekpozimit të objeteve muzeale. Kështu për të paraqitur sa më mirë njërin nga objetet më me vlerë të periudhës së mesjetës, Epitafin e Gllavenicës u ndërtua një vitrinë e madhe me përmasa 7x 3m në qendër të sallës. Ky plan ekspozimi i fuqishëm nga ana ndërtimore krijoi një ndarje me ambiente më intime dhe kënde më të larta e të qeta ekspozimi. Enver Faja, Arkitekturë në funkison të përmbajtjes e pasur në forma, Drita, 2 maj 1982, faqe 7.
-
-Me nivel artistik është trajtuar edhe arkitektura e pavijonit të Rilindjes Kombëtare. Ajo është e pasur në forma e plane dhe ngjyra dhe ka ndihmuar që gjithçka të ekspozohet me shije brenda një hapësire dhe në unitet me përmbajtjen. Trajtimi në vëllime të thjeshta gjeometrike i vitrinave që zënë një pjesë të madhe të sipërfaqeve të mureve, ndarja e sallës me një plan të rrafshët ekspozimi, pa shkuar deri në kuotën e tavanit i kanë dhënë transparencë e lehtësi, si edhe një frymëmarje të gjerë.
-
-Pavijoni i periudhës së socializmit ka një fizionomi të veçantë dhe dallohet nga sallat e tjera. Arkitektura e pavijonit ka një karakter më
-
lirik, optimist që është arritur nëpërmjet trajtimit të kurbëzuar të planeve të ekspozimit të vitrinave dhe të telajove.
-
-Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Thesare të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, 2018, faqe 6; Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Treasuries of National Historical Museum, Tirana, 2018, page 8; Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Tresors du Musse National D‘historie, Tirana, 2019, pagina 8.
-
-Karolina Kristo, Si u zhduk një pjesë historie nga Muzeu. Si fshiu politika 50 vjet nga jeta e shqiptarëve, Gazeta Shqiptare, 25 dhjetor 2001, faqe 13; Elsa Demo, Muzeu, simboli i dilemës së historisë, Korrieri, 24 tetor 2001, faqe 22.
-
-Andrea Llukani, Kontributi i teologut Theofan Popa në shpëtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare, Le
-
Radici, Anno 15, n. 5, Dicembre 2017, pagina 8.
-
-Ylli Drishti, Ikona. Koleksioni i Muzeut Historik Kombëtar Shek. XIV-XIX, Mali Pleshti, Tiranë 2017; Ylli Drishti, Icons. Collection of the National History Muzeum, Tirana, Albania
-
th-19th centuries, Mali Pleshti, Tirana 2017.
-
-Dorian Koçi, Andrea Llukani, Pavijoni i ikonave pasbizantine në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, 2020, faqe 148-159.
-
-Pavijoni është konceptuar nga Moikom Zeqo, si kryetar i
-
Këshillit Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar. Në krijimin e
-
pavijonit kanë kontribuar: Sotirulla Hoxha, Prof. Xhelal Gjeçovi, Enver Kushi, Fredi Gusho, Prof. Faik Lama, Prof. Muharrem Dezhgiu, Tatjana Alimema, Vllasova Musta, Ilir Gusho, Prof. Kaliopi Naska, Vera Dode, Dhurata Krutani, Metie Hyka, Natasha Rrapi, Arta Nika, Adriana Shehu, Naxhije Gjonaj, Sherif Basha, Eqerem Luraku, Preng Cara, Ardian Pojani, Fatos Beqo, Nazmi Behari, Veiz Mustafaraj, Ismail Petrela, Eglantina Bojaxhi, Mimoza Kavaja, Prof. Shahin Leka, Prof. Shyqyri Ballvora, Adnan Qatipi, Qemal Poda, Asllan Zemani, Natasha Lako, Etleva Domi,
-
Maksim Gjinaj, Sul Domi, Liri Belishova, Rahman Parllaku, Zeqiri Mero. Kanë ndihmuar me konsultat e tyre Prof. Shaban Sinani dhe Prof. Ana Lalaj. Moikom Zeqo, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 2004, faqe
-
30-Biblioteka e Muzeu Historik Kombëtar ka në fondin e vet rreth 3000 libra, kryesisht të karakterit historik, muzeologjik, albume, monografi, bibliografi e më pak libra artistikë. Një pjesë
-
e mirë e librave janë edhe në gjuhë të huaja, kryesisht anglisht e më pak italisht, frëngjisht e gjermanisht.
-
-Stilian Adhami, Muzeologjia shqiptare, Gervis, Tiranë 2001, faqe 52.
-
-Struktura organizative dhe kategorizimi i pagave është përcaktuar me Urdhër të Kryeministrit nr. 43, datë 07.04.2017 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr. 19, datë 25.01.2014, të Kryeministrit”, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Muzeut Historik Kombëtar”.
-
-Muzeu Historik Kombëtar në Shqipëri, Rekomandimet dhe hapat e mëtejshëm të rekomanduara nga bordi këshillimor, United Nations Albania, Tiranë, 2010, faqe 36; Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Thesare të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, 2018, faqe 6; Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Treasuries of National Historical Museum, Tirana, 2018, page 8; Dorian Koçi, Skënder Bushi, Andrea Llukani, Tresors du Musse National D‘historie, Tirana, 2019, page 8; Melsi Labi, Dorian Koçi, Udhërrëfyes i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, 2014, faqe 5, Melsi Labi, Guidebook of National Historical Museum of Albania, Tirana, 2016, page 4.