Rreth revistës
Revista shkencore - kulturore "Univers" botohet nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. Që prej 22 vitesh kjo revistë jep kontributin e saj për të pasuruar fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare me prurje akademike nga autorë e shkencëtarë të mirënjohur shqiptarë e botërorë, akademikë, profesorë, studiues, kërkues shkencorë dhe doktorantë.
Në këto dy dekada janë botuar 23 numra me tematika që dallohen për rëndësinë dhe larminë e tyre. Gama e tyre përfshin historinë, linguistikën, letërsinë, filozofinë, pedagogjinë, arkitekturën, etnografinë, antropologjinë sociale, teologjinë etj.
Revista Univers është e regjistruar me ISSN të botimit 2414-8784, ISSN të botimit online 2959-1856 si dhe e antarësuar në Crossref. Kjo revistë është tashmë një forum i mirënjohur brenda e jashtë Shqipërisë, dhe, gjithnjë e më shumë, po shndërrohet në një platformë për promovimin e studiuesve të rinj në rrugën e jetës akademike.
Redaksia është e përbërë nga emra të shquar të shkencës e kulturës shqiptare e ndërkombëtare. Të gjithë artikujt e botuar i nënshtrohen një shqyrtimi paraprak nga dy vlerësues kompetentë të fushës (Double Blind Peer-Review) dhe të gjithë artikujt e botuar shoqërohen me një version të shkurtuar të përmbajtjes në anglisht.
Revista “Univers” është e ndarë në 5 rubrika të cilat përfshijnë: Studime, Horizonte Shoqërore, Art, kulturë dhe traditë, Opinion, Dokumente (Botim dokumentesh me vlera historike kombëtare, të pabotuara më parë), Botime në fokus (Recenca)