Shqetësime e përballje të shkollës dhe prindërve me adoleshentin e sotëm
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1112Abstrakti
Aktualisht shkolla në kompleksitetin e vet, mësuesit dhe nxënësit shqiptarë, prindërit, të marrë së bashku, kërkojnë zgjidhjen e disa problemeve si rrjedhojë e përmbysjeve të konceptimeve bashkëkohore në kontekst të ri demokratik. Shoqëria shqiptare e bashkë me të adoleshentët, pas viteve ’90, u ndeshën me dukuri fare të panjohura, ose vetëm të dëgjuara.
Në shoqërinë shqiptare, si në vendet post komuniste, vërehen shumë dallime e ndryshime në qëndrimet ndaj vlerave dhe kaheve formuese të shkollës. Pikërisht, prej kësaj fryme e qëndrimi tjetër ndaj shkollës e shkollimit, janë ndikuar dhe janë prekur edhe qëndrimet e nxënësve nga njëra anë dhe, në anën tjetër ato të mësuesve dhe të prindërve.
Kushtet e reja bënë që shoqëria të përballej me këto zhvillime, të bënte kujdes, nëse duhet bërë diçka, por pa treguar se ç’duhet bërë. Shoqëria e sotme shqiptare ka shpallur përkushtimin serioz për të qenë një shoqëri demokratike dhe humane, që përmban si përkushtimin, ashtu edhe përgjegjësinë për secilin individ, organizëm apo institucion që bën pjesë në të. Në këto kushte, ai që përforcon detyrimin dhe rrit përgjegjësinë, është vetë realiteti shqiptar me ndjeshmërinë e nevojshme në këtë rrafsh.
Në shoqërinë shqiptare, si në vendet post komuniste, vërehen shumë dallime e ndryshime në qëndrimet ndaj vlerave dhe kaheve formuese të shkollës. Pikërisht, prej kësaj fryme e qëndrimi tjetër ndaj shkollës e shkollimit, janë ndikuar dhe janë prekur edhe qëndrimet e nxënësve nga njëra anë dhe, në anën tjetër ato të mësuesve dhe të prindërve.
Në kërkim të këtyre rrugëve, shkolla jonë ka veçuar si të rëndësishme misionin social e formimin qytetar të nxënësve. Ndaj veçimi dhe vlerësimi i edukimit të të drejtave të njeriut në shkollë, nuk shihet si rastësi.
Fjalët kyçe:
shqetësime, shkollë, prindër, adoleshentë, formim, edukimShkarkimet
References
-
Skiner, “The Free and Happy student”, New York, University Education Quaterly IV, no. 5, Janary 1978/2-6).
-
Ministero de l’Education Nacional, “Collegs, programmes et institutione”, 1985.
-
Arian Kadiu, “Hape portën e artë të leximit”, Tiranë, 2004, f. 28.
-
Arian Kadiu, “Adoleshentët dhe tranzicioni”, studim, Tiranë, 1997.
-
UNICEF, “Shqipëria, gratë dhe femrat në fund të mileniumit”, Tiranë, 2000.
-
Myra e Savid Sadker, “Shkollat, mësuesit dhe shoqëria”, Tiranë, 1995.