Burimet historike nën këndvështrimin e rilindasve dhe intelektualëve shqiptarë
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1113Abstrakti
Rilindësit dhe intelektualët shqiptarë gjithmonë kanë mbështetur mendimin se një popull që nuk ka historinë e vet, “zihet si i vdekur”. Njëkohësisht, në këtë kohë, edhe qarqet politike dhe kulturore të Europës, kur po shihnin se rënia e Perandorisë Osmane ishte shumë e afërt, filluan ta rrisnin gjithnjë e më tepër interesin e tyre për kombet dhe kombësitë që ishin nën sundimin e saj. Ky interesim, veçanërisht për popujt e Ballkanit, ishte për territoret, por njëkohësisht edhe për gjuhën, historinë dhe kulturën e tyre. Udhëtarët, kronikanët, historianët, albanologët e shekullit XIX dhe të fillimeve të shekullit XX, me shënimet, me dokumentet e grumbulluara dhe publikimin e tyre, iu bënë të njohur qarqeve europiane, botën e jetës shqiptare. Këtë ndihmesë, rilindësit dhe intelektualët shqiptarë e çmuan dhe e vlerësuan shumë.
Duke u mbështetur në të dhënat e deritanishme, idenë e rëndësisë së krijimit të arkivave nga rilindësit shqiptarë e ka theksuar Jeronim de Rada. Këtë mendim të shprehur prej tij, e gjejmë të shprehur në letrën e Dora d’ Istrias dërguar atij, më 14 nëntor 1866. Kjo letër shërbeu dhe si një thirrje që iu bë të gjithë rilindësve dhe intelektualëve shqiptarë për t’i kthyer sytë ndaj kësaj trashëgimie të pasur të kulturës shqiptare. Rezultat i kërkimeve të vazhdueshme në këto arkiva ka qenë edhe gjetja e disa dokumenteve, të cilat janë monumente të kulturës shqiptare.
Në vitin 1740, Gjon Kazazi, kryepeshkop i Shkupit, gjatë një vizite në Romë, në arkivin e Propagandës së Fides, zbuloi dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Mesharin” e Gjon Buzukut. Ekzistenca e këtij dokumenti u la në harresë për shumë kohë, derisa e zbuloi studiuesi i njohur arbëresh, Pal Skiroi, në vitin 1909, pas shumë kërkimesh në Bibliotekën e Vatikanit. Ky rizbulim ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për historinë e gjuhës shqipe.
Rilindësit shqiptarë për ruajtjen e dokumenteve duhet të përballonin edhe pengesa e vështirësi të shumta, si ndjekjet, burgimet dhe persekutimet e pushtuesit osman.
Fjalët kyçe:
burime historike, Rilindje Kombëtare, intelektualë shqiptarë, arkivaShkarkimet
References
-
Z. Jubani, Vepra të zgjedhura, përgatitur nga Jup Kastrati, Tiranë, 1963.
-
Regjistër i kadastrës dhe i koncensioneve për rrethin e Shkodrës, 1416-1417. Përgatitur për botim nga Injac Zamputi, Tiranë, 1977.
-
AQSH i RSH-së, F. 77, d. 248.
-
AQSH i RSH-së, F. 17, d. 62.
-
A. Dhrima /E. Lafe, Studime Filologjike, Tiranë, 1974, nr. 4.
-
AQSH i RSH-së, F. 24, d. 56.
-
AQSH i RSH-së, F. 65, d. 98.
-
“Hylli i Dritës”, Shkodër, 1922, nr. 10.
-
Sh. Çollaku, Mendimi iluminist i Sami Frashërit, Tiranë, 1986.
-
Z. Hasan Bakiu (Kruja), Bibliografi e zgjeruar e veprave të Sami Frashërit, Tiranë, 1982.
-
AQSH i RSH-së, F. 54, d. 4.
-
Lumo Skëndo, “Dituria”, Tiranë, 1928, nr. 12, vol. III.
-
AQSH i RSH-së, F. 9, d. 16.
-
“Drita”, Sofje, 31 gusht 1906, nr. 83. 42.
-
AQSH i RSH-së, F. 19, d. 32/2.
-
AQSH i RSH-së, F. 45, d. 4.
-
H. Myzyri, Nuçi Naçi, Tiranë, 1968.
-
“Dituria”, vol. 5, Tiranë, 1 mars 1927.
-
AQSH i RSH-së, F. 143, d. 928.
-
AQSH i RSH-së, F. 19, d. 32/6.
-
AQSH i RSH-së, F. 19, d. 32/8.
-
AQSH i RSH-së, F. 24, d. 54/1.
-
AQSH i RSH-së, F. 77, d. 221.
-
AQSH i RSH-së, F. 23, d. 54/1.
-
AQSH i RSH-së, F. 24, d. 54/1.
-
AQSH i RSH-së, F. 24, d. 54/2.
-
AQSH i RSH-së, F. 54. d. 66/1.
-
AQSH i RSH-së, F.56, d. 8, 9, 11, 12.
-
AQSH i RSH-së, F. 44, d. 21/1.
-
AQSH i RSH-së, F.77, d. 24/1.
-
AQSH i RSH-së, F. 580, d. 11.
-
AQSH i RSH-së, F. 19, d. 32/9.
-
AQSH i RSH-së, F. 22, d. 7/1.
-
“Dituria”, Tiranë, 1928, nr. 9-11.
-
AQSH i RSH-së, F. 32, d. 6, 8, 12, 29, 106, 108, 129, 137.
References
Z. Jubani, Vepra të zgjedhura, përgatitur nga Jup Kastrati, Tiranë, 1963.
Regjistër i kadastrës dhe i koncensioneve për rrethin e Shkodrës, 1416-1417. Përgatitur për botim nga Injac Zamputi, Tiranë, 1977.
AQSH i RSH-së, F. 77, d. 248.
AQSH i RSH-së, F. 17, d. 62.
A. Dhrima /E. Lafe, Studime Filologjike, Tiranë, 1974, nr. 4.
AQSH i RSH-së, F. 24, d. 56.
AQSH i RSH-së, F. 65, d. 98.
“Hylli i Dritës”, Shkodër, 1922, nr. 10.
Sh. Çollaku, Mendimi iluminist i Sami Frashërit, Tiranë, 1986.
Z. Hasan Bakiu (Kruja), Bibliografi e zgjeruar e veprave të Sami Frashërit, Tiranë, 1982.
AQSH i RSH-së, F. 54, d. 4.
Lumo Skëndo, “Dituria”, Tiranë, 1928, nr. 12, vol. III.
AQSH i RSH-së, F. 9, d. 16.
“Drita”, Sofje, 31 gusht 1906, nr. 83. 42.
AQSH i RSH-së, F. 19, d. 32/2.
AQSH i RSH-së, F. 45, d. 4.
H. Myzyri, Nuçi Naçi, Tiranë, 1968.
“Dituria”, vol. 5, Tiranë, 1 mars 1927.
AQSH i RSH-së, F. 143, d. 928.
AQSH i RSH-së, F. 19, d. 32/6.
AQSH i RSH-së, F. 19, d. 32/8.
AQSH i RSH-së, F. 24, d. 54/1.
AQSH i RSH-së, F. 77, d. 221.
AQSH i RSH-së, F. 23, d. 54/1.
AQSH i RSH-së, F. 24, d. 54/1.
AQSH i RSH-së, F. 24, d. 54/2.
AQSH i RSH-së, F. 54. d. 66/1.
AQSH i RSH-së, F.56, d. 8, 9, 11, 12.
AQSH i RSH-së, F. 44, d. 21/1.
AQSH i RSH-së, F.77, d. 24/1.
AQSH i RSH-së, F. 580, d. 11.
AQSH i RSH-së, F. 19, d. 32/9.
AQSH i RSH-së, F. 22, d. 7/1.
“Dituria”, Tiranë, 1928, nr. 9-11.
AQSH i RSH-së, F. 32, d. 6, 8, 12, 29, 106, 108, 129, 137.