Sistemi emëror i të folmes së Istogut me rrethinë
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1140Abstrakti
Sistemi emëror në arealin gjuhësor të Istogut me rrethinë nuk ndryshon shumë nga ai i gjuhës letrare, por as nga të folmet e tjera të gegërishtes verilindore, mirëpo, krahasuar me shkrimet e vjetra të shqipes, dallimet janë të theksuara, p.sh.: numri më i vogël i rasave, ndryshimet në kategorinë e emrave asnjanës, formimi i shumësit të emrave mashkullorë, si dhe disa lëkundje te mbaresat rasore. Kur kemi të bëjmë me sistemin emëror në arealin në shqyrtim, në mjaft raste vihet re paranyjëzimi i emrave, sidomos ata që tregojnë prejardhjen a origjinën e një njeriu, përkatësisht të një banori, p.sh.: i vréllsĭ (banori i Vrellës), i prĭgódsi (banori i Prigodës), i lŭbóvsi (banori i Lubovës) i rakóshsĭ (banori i fshatit Rakosh) etj. Ngjashëm, si në Istog, kemi hetuar se paranyjëzimi i emrave del edhe në të folmen e Plavës e të Gucisë e në ndonjë të folme tjetër.
Në truallin gjuhësor të Istogut, të gjithë emrat i takojnë njërës prej gjinive gramatikore, ende gjallon një numër i kufizuar asnjanësish, sidomos ata që shoqërohen me përcaktorë. Asnjanës të mirëfilltë janë ujt dhe kry:t, pra njësoj si në të folmen e Deçanit e në ndonjë të folme tjetër. Emri asnjanës kry:t/kryet kalon në gjininë femërore gjatë lakimit në gjinore, dhanore e rrjedhore: i,e kre:s, kre:s, pej kre:s; në emërore e kallëzore nuk ndërron gjini. Gjinisë asnjanëse i takojnë edhe disa emra që janë formuar nga substantivimi i mbiemrave (t’ kuçt, t’bárdh, t’ zi:t), si dhe emrat e formuar nga substantivimi i pjesores së foljes; p.sh.: t’ rrítunit, t’ msúmit, t’ árdhnit, t’ pámit, t’shkúmit etj.
Fjalët kyçe:
e folme, Istog, veçori, sistem emërorShkarkimet
References
-
Fatmir Agalliu, Emrat që përdoren vetëm në shumës në gjuhën shqipe, në: “Çështje të fonetikës dhe të gramatikës...”, Tiranë, 1972.
-
Mehmet Ahmetaj, E folmja e Plavës dhe e Gucisë, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2002.
-
Idriz Ajeti, Kërkime gjuhësore, Prishtinë, ASHAK, 1998.
-
Imri Badallaj, E folmja e Hasit, Prishtinë, 2001.
-
Shaban Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, “Rilindja”, Prishtinë, 1988.
-
Shaban Demiraj, Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe, Tiranë, 1972.
-
Grup autorësh, Gramatika I, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2002.
-
Bajram Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, morfologjia dhe fjalëformimi, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2006.
-
Ukë Xhemaj, Etnokultura shqiptare në Podgur, monografi etnologjike, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2003.