Sfondi estetik në poemën “Dashuria” (eros) të Naim Frashërit
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1146Abstrakti
Letërsia orientale, përmes poezisë mistike, kaloi në letërsinë dhe në kulturën shqiptare. Naim Frashëri është personifikim i kësaj ure të kalimit të vlerave mistike orientale në hapësirat shqiptare. Temat mbi të cilat do të qëndrojmë dhe të cilat janë qendrore në poezinë e Naimit, janë: Zoti, e bukura, dashuria dhe ekstaza, si rrugë për arritjen te Zoti.
Këto vlera te Naimi janë pjesë e pandarë e formimit intelektual të tij. Idetë e tij mbi të bukurën janë të shpërndara në vepra të ndryshme, por në poemën “Eros” (dashuria), ai e paraqet në mënyrë tërësore botëkuptimin e tij mbi këto çështje. Te Naimi ndikim të madh kishin poetët persianë: Xhelaluddin Rumiu, Farid ud-din Attari, Ibn Arabiu etj., pasi ai i lexonte veprat e tyre në gjuhën origjinale. Ndikimi i tyre vërehet në konceptin e njëshmërisë së qenies (vahdeti vuxhud), e cila ndihet në tërë veprimtarinë e Naimit dhe shpeshherë edhe quhet panteizëm, sipas konceptit perëndimor. Por panteizmi i tij nuk është i llojit perëndimor të Spinozës, ai është panteizëm i stilit oriental, konkretisht koncept i filozofisë islame.
E them këtë, duke u bazuar në atë që Naimi e unifikon Zotin me të bukurën dhe dashurinë, e njëjtë kjo me unifikimin që bën Rumiu në veprat e tij, në dallim nga Spinoza, i cili e kërkon unifikimin e Zotit në bazë të intelektit. Spinoza e kërkon Zotin tek etika, kurse Rumiu dhe Naimi tek estetika.
Fjalët kyçe:
sfond estetik, poema “dashuria”, Naim Frashëri, letërsi orientaleShkarkimet
References
-
Mr. Qazim Qazimi, “Ndikime orientale në veprën letrare të Naim Frashërit”, botues: KBI-Gjilan, Prishtinë 1996.
-
Dr. Metin Izeti, “Pasqyra estetike e traditës pereniale”, botues: SHQK “Vizioni-M”, Shkup, 2018.
-
Naim Frashëri, “Vepra I”, botues: “Rilindja”, Prishtinë, 1986.
-
E. B. Lumbard, “Islami, fundamentalizmi dhe tradhëtimi i traditës” Sh.B. “Logos-A”, Shkup, 2016.
-
Gilles Deleuze, “Filozofia kritike e Kantit”, përktheu nga origjinali Elvis Hoxha, Sh.B. “Zenit”, Tiranë, 2009.
-
Isa Memishi, “Fjalor arabisht-shqip”, Sh.B. “Logos-A”, Shkup, 2014.
-
Imanuel Kant, “Mbi të bukurën dhe të madhërishmen”, shqipëroi Urim Nerguti, Botues: “Pema”, Tiranë, 2017.
-
Rumi, “Mesnevi”, përktheu nga persishtja Dr. Mithat Hoxha, Sh.B. “Logos A”, Shkup, 2010.