Konventat ndërkombëtare mbi përfaqësimin diplomatik dhe rastet praktike të funksionimit të tyre
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1203Abstrakti
Marrëdhëniet diplomatike janë tepër të rëndësishme dhe luajnë rol kryesor, për sa i përket afirmimit dhe zhvillimit të tyre në arenën ndërkombëtare, me qëllim përforcimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve, nga ana e shumë shteteve janë ndërmarrë nisma të plota ligjore, në kuadër të vënies në zbatim të të gjitha rregullave ligjore të zbatimit të këtyre marrëdhënieve në një fushë të gjerë veprimi. Për këtë arsye, janë nënshkruar dhe ratifikuar disa konventa kryesore, me qëllim zbatimin korrekt të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve, duke i kthyer dispozitat e tyre të detyrueshme për zbatim dhe të ndërfutura në legjislacionin e brendshëm.
Për vetë faktin se shtetet çdo ditë e më shumë po ndërmarrin nisma dhe po vendosin marrëdhënie të gjera bashkëpunimi ndërmjet tyre, në aspektin politik e ekonomik, zbatimi i këtyre konventave përbën një nga domosdoshmëritë më të mëdha, për sa i përket trajtimit të diplomatëve dhe përfaqësive të tjera, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Konventat më të rëndësishme për këtë qëllim, janë nënshkruar disa dekada më parë nga shumë shtete, ku ndër më të rëndësishmet janë trajtuar në këtë punim, dispozitat e të cilave zbatohen ende në ditët e sotme.
Ndër të tjera, Konventa e Vjenës e vitit 1961, trajton në mënyrë më të detajuar të gjitha funksionet dhe përcaktimet që lidhen me fushën e imuniteteve apo privilegjeve të agjentëve diplomatikë, duke përcaktuar shprehimisht mënyrën e zbatimit të tyre nga shtetet përkatëse. Kjo dëshmon edhe njëherë rëndësinë që paraqet në fushën e marrëdhënieve diplomatike miratimi dhe zbatimi i kësaj konvente nga të gjitha shtetet. Miratimi dhe nënshkrimi i konventave të mësipërme nga ana e shteteve të pavarura përbën një kuadër ligjor të plotë në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke përcaktuar edhe njëherë rëndësinë që luajnë ato në zhvillimin praktik e diplomatik.
Fjalët kyçe:
konventat ndërkombëtare, përfaqësim diplomatik, raste praktike, funksionShkarkimet
References
-
J. Goldstein, “Marrëdhëniet ndërkombëtare”, “Dituria”, Tiranë, 2003.
-
Hans J. Morgenthaw, “Politikat ndërmjet kombeve”, Shtepia botuese AIIS, Tiranë, 2008.
-
Henry Kissinger, “Diplomacia”, Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë, 1999.
-
Geoff R. Berridge, “Diplomacia – teori dhe praktikë“, Kolegji Universitar “Victory”, Prishtinë, 2007.
-
Z. Gruda, “E drejta ndërkombëtare publike”, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2002.
-
A. Puto, “E drejta ndërkombëtare publike”, Tiranë, 2008.
-
M. Dikson, “E drejta ndërkombëtare publike” (përkthim), AIIS, Tiranë, 2010.
-
Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve midis Shteteve dhe Organizatave Ndërkombëtare ose midis Organizatave Ndër- kombëtare, 1961.
-
Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Konsullore, 1963.
-
Konventa Mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve në Mbrojtjen Ndërkombëtare të Personave, 1973.
-
Konventa e Vjenës në përfaqësimin e shteteve në lidhjet e tyre me Organizatën Ndërkombëtare të Karakterit Universal, 1975.
-
Konventa mbi Misionet Speciale, 1969.