Rikthimi i motiveve mitike në letërsi

Rasti i romanit “Ura me tri harqe”

Autorët

  • Msc. Fikret Ramadani

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2608

Abstrakti

Rimarrja e motiveve mitike në krijimtarinë letrare bashkëkohore, dhe jo vetëm, është dukuri e njohur dhe e studiuar mjaftueshëm në letërsi. Motive të tilla janë të  pranishme  në shumë prej veprave të Ismail Kadaresë, ose thënë ndryshe, kanë qenë një sofër prej së cilës është ushqyer vazhdimisht dhe e ka plotësuar veprën e tij të pavdekshme. Metafora  mitike, është pjesë tejet e rëndësishme për kuptimin dhe interpretimin e letërsisë. Shkrimtarët e mirëfilltë, shpeshherë, rimarrin motivet mitike si paratekste letrare, e pastaj i përdorin  për  qëllimet  e tyre, duke u kujdesur për fabulën ekzistuese, ngase ndryshime të çfarëdollojshme do ta humbnin interesin e lexuesve. Ja si shprehen teoricienët e shquar të letërsisë: “Të thuash se shkrimtari ka nevojë për mitin, është shenjë e nevojës që ai ndien për t’u bashkuar me shoqërinë, për të gjetur vendin e vet në shoqëri, për t’u integruar në të”.

Përveç kësaj, kemi raste edhe kur shkrimtarët me aftësi të veçanta arrijnë që të krijojnë mite të paqena, por të krijuara nga vetë ata, e që pastaj nëpërmjet lexuesve marrin përmasa universale.Për t’u theksuar është edhe fakti se “ka mite të krijuara me tendencë, po ka edhe të krijuara në mënyrë të pavetëdijshme”.

Në fokus të punimit tonë s’ka si të jetë rasti i fundit, ngase dihet fare mirë se motivet të cilat janë proceduar në tekst nuk janë prurje të reja, por janë marrë nga opusi ynë i gjerë folklorik.Krijimtaria folklorike ka qenë përherë tërheqëse dhe motivuese për I. Kadarenë. “Balada e murimit” zë vend qendror në letërsinë orale, që njëkohësisht është edhe një ndër krijimet më të bukurat që ka populli ynë.

Fjalët kyçe:

motivet mitike, letërsi, Ismail Kadare, romani “Ura me tri harqe”

References

Barthes. Roland, Miti sot, përktheu nga anglishtja: Ballsor Hoxha, revista letrare “Jeta e Re”, nr. 2, Prishtinë, 2013, f. 296 – 309.

Chevrel. Yves, Letërsi e krahasuar, “Albini”, Tiranë, 2002.

Dado. Floresha, Letërsi e painterpretuar, “Bota Shqiptare”, Tiranë, 2010.

Dhama. Doc. Todi. Fjalor i mitologjisë, “Rilindja”, Prishtinë, 1988.

Eliade. Mircea, Images and symbols, Studies in Religious Simbolism, the english translation Harvill Press, Manufactured in the United States of America, 1961.

Isufaj. Dr. Viola, Rikthimi i mitit në veprën e Ismail Kadaresë, “Onufri”, Tiranë.

Jakllari. Adem, Imazhi mitik i botës dhe ritmet kozmike në veprën e Kadaresë, Materialet e punimeve të Seminarit XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, f. 18-30.08.2014, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, 2015, f. 25-29.

Jakllari. Prof. Dr. Adem, Leksione për antropologjinë kulturore, Shtëpia Botuese e Librit Universitar (SHBLU), Tiranë, 2010.

Jeferson. Ann. Roby. David, Teoria letrare moderne (një paraqitje krahasuese), përktheu: Floresha Dado, “Albas”, Tiranë, 2016.

Kadare. Ismail, Ftesë në studio, “Onufri”, Tiranë, 2012.

Kadare. Ismail, Ura me tri harqe, Vepra 10, “Onufri”, Tiranë, 2008.

Mandal . Matteo, Urat krontopike kadareane, “Hora e Arbëreshëvet”, tetor 2008. Në: Kadare, Ura me tri harqe, Vepra 10, “Onufri”, Tiranë, 2008.

Mirdita. Zef, Mitet dhe mitologjia në antikë, “Rilindja”, Prishtinë, 1988.

Tirta. Mark, Mitologjia ndër shqiptarë, “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004.

Uçi. Alfred, Mitologjia, Folklori, Letërsia, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1982.

Ymeraj, Dr. Ermira. Komunikimi i kodit të flijimit në letërsi si tekst origjinal (I. Kadare, I. Andriq, K. Varnali, R. Qosja),Punim nga Konferenca shkencore kushtuar Akademikut Idriz Ajeti, mbajtur në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, Fakulteti i Filologjisë, “Vertigo”, Prizren, 2015, f. 262.

Xhiku, Ali. Pak fjalë për marrëdhëniet e traditës letrare me mitologjinë, revista shkencore-kulturore tremujore “Perla”, Viti XI 2006 Nr. 3 (42), Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë, f. 47-51.

W llek, R. Warren A, Teoria e letërsisë, Përktheu nga origjinali: Abdurrahman Myftiu, Tiranë, 2007.

Burimet nga interneti:

Dardha, Eva. Motivi i murimit në romanin Ura me tri harqe të I. Kadare, Tiranë, 2015, në: http://www.academia. edu/36441924/Motivi_i_murimit_ne_romanin_Ura_me_ tri_harqe_I.Kadare.

https://filologjia.uni-pr.edu/getattachment/Seminari/

Seminari-XXXIII---2.pdf.aspx f. 25-29.

http://www.panorama.com.al/letersia-fantastike-e- kadarese-rrefyer-nga-gjekmarkaj/.

http://www.kultplus.com/opinione/perqasje-per- romanin-e-ismail-kadarese-ura-tri-harqe/.

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Ramadani , Msc. Fikret. 2019. “Rikthimi I Motiveve Mitike Në letërsi: Rasti I Romanit ‘Ura Me Tri harqe’”. Univers 20 (20):59-72. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2608.

Numri

Seksioni

Studime