Imazhi i osmanëve në tekstet shkollore të historisë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Autorët

  • Prof. Dr. Ahmet Alibašić

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2609

Abstrakti

Lidhja e myslimanëve të Ballkanit dhe islamit me turqit osmanë është aq e fortë, saqë emrin “turq” për myslimanët e kanë  përdorur jo vetëm jomyslimanët në Ballkan, por edhe myslimanët  vetë, deri vonë, madje me një dozë krenarie. Për shekuj të tërë,  miqtë dhe armiqtë i kanë perceptuar osmanlinjtë, pikë së pari, si  myslimanë. Kjo nuk do të kishte ndonjë peshë sot, nëse procesi i   islamizimit nuk do të kishte rezultuar në ndryshime demografike të përhershme në Bosnjë e Hercegovinë (që këtej e tutje do të përdoret: BH) dhe daljen e një grupimi të ri fetar të myslimanëve.

Në këtë artikull do të analizojmë tekstet shkollore të historisë që përdoren në shkollat fillore në Bosnje dhe Hercegovinë me synimin për të vendosur konturet kryesore të imazhit të osmanëve, i cili paraqitet në tekstet shkollore boshnjake, kroate dhe serbe.

Për ta arritur këtë qëllim, ky artikull krahason se si trajtohen çështjet kyçe të historisë osmane, si beteja e Kosovës dhe procesi i islamizimit. Duket qartë se ka një ndryshim midis teksteve shkollore të historisë së Bosnje-Hercegovinës, të cilët përpiqen të nxjerrin në pah më të mirën nga e kaluara si bazë për bashkëjetesën bashkëkohore, dhe teksteve shkollore serbe, ndonjëherë edhe atyre kroate, që sjellin më të keqen në vëmendjen e studentëve. Ajo që është më shumë shqetësuese në tekstet shkollore serbe është përmendja e supozuar e bastisjeve serbe nga osmanët.

Mitet që autorë të tjerë kanë identifikuar në historiografitë e përgjithshme kombëtare të Ballkanit janë pothuajse të gjitha të analizuara dhe të pranishme në tekstet shkollore. Duke krahasuar tekstet e historisë bashkëkohore me kronikat e manastirit françeskane dhe ortodokse nga Bosnja e shekullit të 15-të dhe 18-të, punimi tregon sesi nacionalizmi e shtrembëroi historiografinë në Bosnje.

Fjalët kyçe:

imazh, osmanët, tekste shkollore, histori, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova

References

Ahmet Alibašić, Images of the Ottomans in History Textbooks in Bosnia and Herzegovina, Images of the Religious Other, 2008.

“Procesi i rishikimit të teksteve shkollore në Bosnjë dhe Hercegovinë”. (http://www.ffzg.hr/seetn/states/bih/textbook_revision_process.htm).

S8 rrallëherë i quan muslimanët me emrin e tyre përkatës, por u referohet atyre si “serbë të islamizuar” (S8: f. 101) ose si “bashkëkombës serbë të fesë islame” .

Boris Nilević këshillon historianët, që t’i marrin rrëfimet bashkëkohore për shtypjen osmane si të vërteta dhe si “reagime ndaj jashtëligjshmërisë dhe autokracisë episodike të turqve”. Shih: Nilević, 1990.

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Alibašić, Prof. Dr. Ahmet. 2019. “Imazhi I osmanëve Në Tekstet Shkollore Të Historisë Në Bosnjë Dhe Hercegovinë”. Univers 20 (20):73-90. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2609.

Numri

Seksioni

Studime