Arian Kadiu dhe disa kontribute në fushën e shkencës, letërsisë dhe pedagogjisë
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2610Abstrakti
Artikulli “Arian Kadiu dhe disa kontribute në fushën e shkencës, letërsisë dhe pedagogjisë” fokusohet në karakterin dhe veprimtarinë krijuese e novatore të Prof. Dr. Arian Kadiut, të cilit i është dhënë çmimi “Mjeshtër i Madh”.
Shkrimtari shqiptar, Viron Kona, pasi informoi lexuesin për veprat dhe veprimtaritë e suksesshme të kryera nga Prof. Arian Kadiu në fushën e shkencës, arsimit, letërsisë artistike dhe pedagogjisë, shtjellon veçanërisht kontributin e tij dhe vëren se Prof. Dr. Arian Kadiu ka meritën e madhe të pasurimit të mëtejshëm të aspekteve sasiore dhe cilësore teksteve, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, për t'iu përgjigjur zhvillimeve moderne, demokratike dhe bashkëkohore të vendit. Për rrjedhojë, tekstet e letërsisë janë bërë më efektive, duke shmangur klishetë dhe shabllonet karakteristike të shkollës shqipe në vitet e diktaturës. Qëndrueshmëria dhe përdorimi afatgjatë në arsimin parauniversitar tregon për standardin e tyre shkencor e metodik.
Në artikull gjithashtu thuhet se Prof. Arian Kadiu ka merita për prezantimin e shkrimtarëve modernë të ndaluar nga censura. Ky kontribut - vë në dukje autori - është i dukshëm edhe në fushën e letërsisë artistike, ku me veprat e tij të shkruara dhe të botuara, Kadiu identifikohet si një shkrimtar modern duke tërhequr interesin dhe vëmendjen e lexuesve dhe komuniteteve autoritare të artistëve që i kanë dhënë çmime prestigjioze fjalës së tij. Pasi përmend një sërë veprash të njohura dhe të suksesshme të letërsisë artistike, autori shtjellon veçanërisht analizën letrare të romanit fantastiko-shkencor "Libër për të huajt". Autori i artikullit bën një analizë të vlefshme dhe të spikatur për këtë roman, duke vlerësuar stilin dhe kompozimin e tij, imagjinatën krijuese të Kadiut, tropet dhe mesazhet e bukura e jetësore të përcjella në roman. Autori e mbyll shkrimin e tij, duke vënë në dukje disa vlerësime të rëndësishme që i janë besuar Prof. Dr. Arian Kadiut në vite nga Presidenti, pushteti vendor, institucionet shkencore, letrare e artistike e pedagogjike.
Fjalët kyçe:
Arian Kadiu, çmimi “Mjeshtër i Madh”, “Libër për të huajt”, kontributeReferences
Kadiu. Arian, Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël, monografi, “Morava”, Tiranë, 2010.
Kadiu. Arian, Raif Kadiu i Dibrës, botues: AIITC, Tiranë, 2014.
Kadiu. Arian, Pas takimit me alienët, roman, “Fllad”, Tiranë, 2004.
Kadiu. Arian, Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes, “Morava”, Tiranë, 2016.
Kadiu. Arian, Leximi letrar 8, SHBLSH, 2000.
Shkurtaj. Gjovalin, Enciklopedi historiko-shoqërore dhe etnokulturore për Dibrën e Madhe (rreth monografisë “Dibra e Madhe”, e Prof. Dr. Arian Kadiu).
Shkurtaj. Gjovalin, Enciklopedi historiko - shoqërore dhe etnokulturore për Dibrën e Madhe: aspekti gjuhësor, dialektologjik dhe etnolinguistik i monografisë për Dibrën e Madhe (Arian Kadiu, “Dibra e Madhe”).
Shpuza. Gazmend, Një kontribut me vlerë në studimin e Dibrës dhe të dibranëve, “Dibra e Madhe”.
Myftiu. Nexhat, Dy fjalë për librin “Dibra e Madhe” (të autorit Arian Kadiu), revista “Arsimi sot dhe nesër”, nr. 8, viti 2004.
Bushaka. Gaqo, redaktor i vëllimeve: Pas takimit me alienët
(roman) dhe Aventuarat e pabesueshme të Batos (novelë).
Hanku. Lutfi, Në autostradën e dy veprave të shkrimtarit dhe studiuesit Arian Kadiu (ese letrare) “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël”, “100 vjet Pavarësi, 100 figura dibranësh”, “Kur dremiste sahati i Tiranës” (meditim), Shqiptarja.com, nr.157, 6 korrik, 2014.
Rama. Besnik, Kur dremiste sahati i Tiranës (roman nga Arian Kadiu), Gazeta “Shqip”, 27 janar 2014.
Selmani. Namik, Monument i fjalës dibrane. Duke lexuar librin “Dibra e Madhe dhe një vështrim mbi Dibrën e Vogël”, “Tribuna Shqiptare”, 20 nëntor 2010.