Vlerësimi i cenueshmërisë mbi objektet e infrastrukturës kritike, të kërcënuara nga ekstremizmi dhe siguria kombëtare

Autorët

  • Luan Qafmolla

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2612

Abstrakti

Për të vlerësuar rrezikun nga kërcënimet e grupeve ekstremiste mbi objektet e një rëndësie të veçantë dhe posaçërisht mbi reaktorët, centralet bërthamore ose ndërtesat e përpunimit dhe të ruajtjes së mbetjeve radioaktive është e nevojshme dhe e domosdoshme të parandalojmë në kohë aksionet dhe veprimtaritë ndaj llojeve të ndryshme të kërcënimeve. Kërcënimet mund  të jenë dhe të ndodhin si rezultat i gabimeve njerëzore, nga dukuritë shkatërruese natyrore dhe nga  sulmet  e  grupeve  ekstremiste. Për këtë arsye, përgatitja, gatishmëria dhe përgjigjet emergjente ndaj situatave të tilla, janë me rëndësi jetësore për funksionimin e sigurt të infrastrukturës kritike të vendit në përgjithësi, e në veçanti të infrastrukturës bërthamore, si njëri nga elementët më të rëndësishëm të sistemit energjitik, pasi ai lidhet ngushtësisht me ruajtjen e sigurisë kombëtare.

 Impiantet bërthamore mund të jenë objektiva të mundshëm për sulme nga organizatat ekstremiste në mbarë botën. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është bërë përparim thelbësor në përmirësimin e ruajtjes dhe sigurisë të materialeve bërthamore, si rrjedhojë e veprimeve dhe  angazhime vetë brendshme të shteteve, po ashtu nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar Al Kaeda, ISIS, KURDS dhe grupe të tjera ekstremiste kanë shprehur vazhdimisht interesin për të përdorur mjete të terrorizmit radiologjik, duke u përpjekur në ndërtimin e pajisjeve që shpërndajnë radiacion të rrezikshëm e njohur si “Dirty bomb (DB) - Bombë e ndotur”.

Bomba është armë spekulative radiologjike që kombinon materialin radioaktiv me eksplozivë konvencionalë. Qëllimi i përdorimit të kësaj bombe nga këto grupe është që të kontaminojë zonën dhe mjediset ku shpërndahet nga shpërthimi konvencional i substancave eksploduese, të kombinuara me materiale bërthamore dhe radioaktive, duke shërbyer kryesisht si një mjet për mosfunksionimin e gjithë infrastrukturës kritike të zonës në dëm të popullatës civile. Deri më tani, disa nga incidentet e ndodhura në botë mbi infrastrukturën kritike, të kombinuara edhe me materiale bërthamore e radioaktive, kanë pasur si objektiv të tyre dëmtimin dhe mosfunksionimin   e   infrastrukturës.(2). Pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 11 shtator 2001, institucionet përgjegjëse qeveritare dhe shqetësimet mbarëbotërore janë shprehur se edhe reaktorët, centralet bërthamore mund të jenë objektiv tjetër i rëndësishëm për këto grupe. Megjithëse, në këto objekte të një rëndësie të veçantë janë marrë masa mbrojtëse dhe të sigurisë në shkallën më të lartë, mund të themi se akoma s’ka sisteme të përsosura për të parandaluar, për t’u bërë ballë apo për të zbutur efektet që sjellin sulmet ekstremiste.

Mësimet e nxjerra nga vendet e tjera të prekura nga aktet e këtyre grupeve, ngritja dhe ndërtimi i barrierave të shumta në vend është domosdoshmëri për  të  zvogëluar  gjasat për aktet e mundshme, përfshirë edhe atë radiologjik, nëpërmjet një sistemi të integruar të sigurisë, që do të thotë barriera sigurie për të mbrojtur në çdo fazë  materialet  bërthamore/radioaktive me rrezik të lartë në gjithë ciklin jetësor, pra nga djepi (fabrika) deri në varr. Në Shqipëri, në ndërtesën e centralizuar ekzistuese për menaxhimin e mbetjeve radioaktive dhe magazinimin e përkohshëm, e vendosur brenda territorit të Institutit të Fizikës Bërthamore (IFB), janë marrë masa të rëndësishme dhe të gjitha hapat e mësipërm janë konsideruar në mënyrë strikte, me qëllim parandalimin e çdo episodi të padëshiruar me materiale radioaktive që mund të përdoren nga grupet ekstremiste.

Fjalët kyçe:

vlerësimi i cenueshmërisë, objektet e infrastrukturës kritike, ekstremizmi

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Celeta. Ljubljana, Sfidat kundër terrorizmit në lidhje me procesin e PIK-ut, 2011.

  2. Gaukler. Paul; Barnett. D. Sean dhe Rosinski. Douglas J, Energjia Bërthamore dhe Terrorizmi, NR & E Winter 2002.

  3. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, TEC-DOC, nr. 806, 1995.

  4. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Menaxhimi dhe përgatitja e mbetjeve radioaktive, përfshirë dekontaminimin, Seria e Standardeve të Sigurisë WS-R-2, Vienna, 2000.

  5. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Menaxhimi i duhur i mbetjeve radioaktive me nivele të Ulëta dhe të Mesme, Se- ria e Standardeve të Sigurisë WS-G-2.5, IAEA, Vienna, 2003.

  6. Akademia e Shkencave, Forcimi i procedurave të përdorimeve në bujqësi, industri dhe mjekësi i izotopeve të prodhuara nga

  7. reaktorët kërkimorë-shkencorë, IFB, Tiranë, 1989.

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Qafmolla , Luan. 2019. “Vlerësimi I cenueshmërisë Mbi Objektet E infrastrukturës Kritike, Të kërcënuara Nga Ekstremizmi Dhe Siguria kombëtare”. Univers 20 (20):115-28. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2612.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore