Identiteti shqiptar në sfondin e globalizmit

Autorët

  • Dr. Rexhep Suma

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2613

Abstract

Ndryshimet e shpejta njerëzore përgjatë shekullit të njëzetë, të shoqëruara me avancimin e masmedias, e kanë shndërruar botën në një fshat global.

Periudha ndërmjet shekullit XI dhe XIV ishte periudha më e errët për historinë kombëtare dhe kulturore shqiptare, për shkak të konvertimit të dhunshëm të shqiptarëve dhe toponimeve të tyre në sllavisht. Në periudhat e pushtimit bizantin, bullgar dhe serb, zhvillimi i identitetit shqiptar jo vetëm u ndal, por shqiptarët iu nënshtruan një procesi eliminimi fizik dhe kulturor. Duke pyetur historianët tanë: “Pse shqiptarët u nënshtruan gjithmonë nga shtypja e huaj”? Përgjigja është: "Sepse ishim të vegjël dhe të dobët!". Por historianët nuk arrijnë të japin një përgjigje se pse ishim të vegjël, të dobët dhe të pafuqishëm. Megjithatë, nuk është e lehtë të argumentosh dhe të dokumentosh, sepse shqiptarët kanë probleme me kujtesën historike për shkak të interpretimeve dhe qasjeve minimizuese dhe censuruese, si dhe për shkak të mos dokumentimit të kujtesës historike dhe mosbesimit ndaj institucioneve historike dhe kulturore.

Kultura është padyshim burimi dhe faktori i shqiptarëve në vendosjen dhe forcimin e identitetit të tyre kombëtar. Në anën tjetër, më pak se 1% e buxhetit vjetor të Kosovës ndahet në sferën e kulturës, dhe ky është një tregues i qasjes dhe konsideratës tonë ndaj artit dhe kulturës.

 

Keywords:

kulturë, identitet, art, histori kombëtare, globalizëm

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Milazim Krasniqi, Në çfarë Kosove do të jetojmë, sprova e një gazetarie komentuese, “Zëri ynë”, Prishtinë, 2008.

  2. Milazim Krasniqi, Nacionalizmi shqiptar, “Logos-A”, Shkup, 2014.

  3. Kombformimi simbolik në Evropën Juglindore”, redaktore Vjollca Krasniqi, Prishtinë, 2014.

  4. Bedri Selmani, Globalizimi, tranzicioni dhe integrimet, botues: “Albnica” dhe “Zenith”, Lubjanë-Prishtinë, 2009.

  5. Milazim Krasniqi, Arratisja e fundit si pasojë e krizës morale e kulturore, mjet për ta imponuar disiplinimin e shqiptarëve, revista “Shenja”, nr. 47, viti IV, mars 2015.

  6. Dritan Thomollari, “Interneti dhe shoqëria”, Plejad, Tiranë.

  7. Fadil Maloku, Diskursi mbi identitetin kombëtar në procesin e Globalizimit, http://www.telegrafi.com.

  8. Joseph E. Stiglitz, Globalizmi dhe pakënaqësitë e shkaktuara prej tij, përkthyer nga Adnan Kika dhe Ngadhnjim Berani, “Zenith”, Prishtinë, 2007.

  9. Max Horkheimer, Kritika e arsyes instrumentale, përktheu nga gjermanishtja Gaqo Karakashi, “Fan Noli”, Tiranë.

Published

2019-05-20

How to Cite

Suma , Dr. Rexhep. 2019. “Identiteti Shqiptar Në Sfondin E Globalizmit”. Univers 20 (20):129-40. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2613.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore