Në themel të humanizmit - jeta e njeriut

Autorët

  • Muharrem Dardha

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2615

Abstrakti

Të jesh human do të thotë të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve. Nuk mund të ndihesh i lumtur, veçse duke i dashur njerëzit dhe duke ua uruar lumturinë siç e uron për veten tënde. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë në një hadith se, askush prej jush nuk e ka besimin të plotë, derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për vete. Dhe këtu fjala “vëlla” nuk është vetëm për vëllain në fe, por Profeti (a.s.) e ka përcaktuar termin “vëlla” me qëllim që të përfshijë të gjitha qeniet njerëzore. Dhe këtë është mirë ta kemi të gdhendur në zemrat tona. Ky është shpirti i vërtetë humanist. Mjerisht realiteti i sotëm nuk është kaq rozë. Jeta shoqërore është e mbushur me shumë dukuri të kundërta dhe që bien ndesh me humanizmin. Ka padrejtësi të theksuara mes njerëzve.

Megjithatë, kur flitet rreth humanizmit, mendja të shkon te figura e mjekut dhe misioni i tij. Dhe ku më shumë se në këtë  fushë humanizmi duhet të jetë i pranishëm dhe pjesë e pandarë e këtij profesioni fisnik?! Në shoqërinë shqiptare ka shumë figura mjekësh të dëgjuar ndër vite, që tashmë ose kanë ndërruar jetë, ose jetojnë vitet e fundit të jetës së tyre. Mbi të gjitha ata kujtohen si humanistë të mëdhenj, që tërë jetën e tyre ia kushtuan shëndetit të njerëzve dhe në fund u larguan, duke mbetur të paharruar në memorien e popullit. Një nga shembujt e spikatur për humanizmin dhe që meriton të kujtohet është Ismail Feta, kirurgu i 35 mijë operacioneve.

Ky numër i madh ndërhyrjesh kirurgjikale është  bërë  nga dora e këtij mjeshtri virtuoz gjatë punës më se 40 - vjeçare në ish-Spitalin Qendror të Ushtrisë. Ajo konsiderohet shifër rekord  në biografinë e kirurgjisë shqiptare, madje edhe përtej saj dhe rrezaton përkushtimin shembullor të këtij mjeshtri të bisturisë në shërbim të jetës së njerëzve.

Fjalët kyçe:

humanizëm, jeta e njeriut, figura e mjekut, mision, Ismail Feta

References

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985.

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, 1980.

Toto. Veli, Historia e shërbimit shëndetësor ushtarak shqiptar, 2005.

Zholi. Albert, Spitali Ushtarak, një histori e lavdishme në historikun e spitaleve shqiptare, gazeta “Bota Sot”, 2017.

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Dardha , Muharrem. 2019. “Në Themel Të Humanizmit - Jeta E Njeriut”. Univers 20 (20):154-62. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2615.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore