UNESCO, Shqipëria dhe trashëgimia shpirtërore

Autorët

  • Prof. Dr. Vasil S. Tole

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2617

Abstrakti

Në këtë artikull do të trajtojmë kuadrin e marrëdhënieve institucionale midis Shqipërisë dhe UNESCO-s e anasjelltas, në fushën e trashëgimisë kulturore, veçanërisht në fushën shpirtërore, në kuadrin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO.

Në veçanti do të shpjegohet koncepti i “trashëgimisë shpirtërore” dhe dukurive që lidhen me të, duke filluar nga gjuha dhe dialektet e shqipes. Artikulli do të vijojë me hapat ligjorë dhe institucionalë të ndërmarrë nga UNESCO në nivel ndërkombëtar, përkatësisht hartimin dhe miratimin e konventave në fushën e trashëgimisë shpirtërore dhe diversitetit kulturor (2003 dhe 2005, si dhe hapat kombëtarë të përcaktuar në 2005).

Vëmendje e veçantë i kushtohet analizës së situatës konkrete të ruajtjes, mbrojtjes dhe pasurimit të kësaj trashëgimie në Shqipëri, institucioneve përkatëse, aktiviteteve konkrete, si dhe përvojës kombëtare që nisi pas përfshirjes së iso-polifonisë në “Listën përfaqësuese të UNESCO-s të dukurive shpirtërore” dhe po atë vit regjistrimin në “Kujtesën e botës” nga UNESCO të Kodikut të Purpurt të Beratit.

Fjalët kyçe:

UNESCO, trashëgimi shpirtërore, diversitet kulturor, iso-polifoni

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

S. Tole, Prof. Dr. Vasil. 2019. “UNESCO, Shqipëria Dhe trashëgimia shpirtërore”. Univers 20 (20):172-81. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2617.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë