Për një vizion më të avancuar në menaxhimin e konvikteve studentore në trojet shqiptare dhe në Ballkan

Autorët

  • Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2621

Abstrakti

Nevoja për ngritjen e konvikteve ishte e pranishme me hapjen shkollave islame, në Shqipëri dhe në Ballkan. Normalisht, konviktet ndërtoheshin pranë çdo medreseje dhe ishin strehë për të rinjtë muslimanë, veçanërisht atyre që vinin nga zona dhe territoreve të thella rurale.            

Konviktet mund të konsiderohen familje të mëdha, që ndërtohen dhe funksionojnë mbi bazën e parimeve dhe normave etike të themeluesve të tyre, por që u krijojnë mundësi të rinjve dhe të rejave muslimane, për t′u strehuar në një mjedis të shëndetshëm, të organizuar mirë dhe të kulturuar, në kushtet e    një regjimi të disiplinuar studimesh. Prej vitesh, në këto mjedise   u përgatitën plejada intelektualësh që i dhanë hov besimit islam, por edhe shkencës, kulturës shqiptare dhe asaj ballkanike.

Studentët që banonin në konvikte kishin marrëdhënie të veçanta me komunitetin përreth që nga fillimi i konviktit të shkollës islame. Që nga shekulli i 16-të, banorët e qytetit të Beratit dhe të Shkodrës siguruan ndihmë në natyrë për konviktet, për të plotësuar nevojat kryesore për drithëra dhe produkte shtazore, si dhe me veshje.

Aktualisht besimtarët muslimanë japin kontribute në ushqim gjatë muajit të Ramazanit, në qytetet kryesore të Ballkanit, ku ndodhen konviktet. Në konvikte përdorej vazhdimisht gjuha amtare e studentëve, përkatësisht: boshnjakishtja dhe shqipja, në vendet përkatëse dhe ritualet fetare kryheshin në gjuhën shqipe dhe nga teologët shqiptarë.

Në të njëjtën kohë jeta konviktore në medresetë shqiptare dhe ballkanike hodhi themelet e sjelljes etike dhe marrëdhënieve harmonike e mirëkuptuese mes komunitetit të të rinjve.

Fjalët kyçe:

medrese, konvikte studentore, islam, vizion

References

Al-Attas, S.M.N., The Concept of Education in Islam, Muslim Youth Movement of Malaysia, Kuala Lumpur, 1980.

Grup autorësh, Islamic Economics Education in Southeast Asian Universities, Kuala Lumpur, Malaysia, 2013.

Myzyri. Hysni, National Education During Albanian Renaissance, AIITC, Tiranë, 2007.

Dizdari. Tahir, Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe, AIITC, Tiranë, 2017.

Basha. Ali M, Nëpër Gjurmët e Islamit, përmbledhje studimesh, analizash, shënimesh historike – kritike, refleksionesh, Tiranë, 2005.

Jelavich. Charles dhe Barbara, Themelimi i Shteteve Kombëtare të Ballkanit 1804-1920, Tiranë, 2004.

Hako. Hulusi, Ç′ na Mësojnë Tekstet Shkollore për Kombin, Tiranë, 2011.

Punimet e simpoziumit të dytë ndërkombëtar: “Qytetërimi Islam në Ballkan”, Tiranë, 4-7 dhjetor 2003.

Revista “Univers”, Universi dhe Progresi Shkencor, nr. 10 Tiranë, 2008.

Fakulteti i Studimeve Islame (FSI), Buletini 1, Prishtinë, 2010.

Revista Kulturore-Shkencore për Studime Orientale “Ura”, nr. 2 (5), Tiranë, 2010.

Ligj për standardin e studentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 15/2013; 30/2013; 120/2013 dhe 41/2014).

http://www.unitir.edu.al/index.php/studentet/bursat

https://albanianuniversity.edu.al/sq/konviktet/

http://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2017/03/31/ konviktet-mundesia-me-e-mire-e-strehimit-per-studentet- e-huaj-ne-turqi-702748

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Zekaj, Prof. As. Dr. Ramiz. 2019. “Për Një Vizion Më Të Avancuar Në Menaxhimin E Konvikteve Studentore Në Trojet Shqiptare Dhe Në Ballkan”. Univers 20 (20):201-18. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2621.

Numri

Seksioni

Opinione