Skënderbeu si pjesë e ndërgjegjes europiane

Autorët

  • Prof. Dr. Gjergj Sinani

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2650

Abstrakti

Në kuadër të vitit të Skënderbeut u botuan shumë artikuj për heroin tonë, ndër të cilët u bënë përpjekje për të zbutur rëndësinë e kësaj figure dhe për të zbehur rolin e tij në historinë dhe kulturën evropiane. Nisur nga ky shqetësim, studimi synon të evidentojë pasaktësinë e dy tezave që synojnë ta ulnin Skënderbeun.

Sigurisht që mund të ketë një mori diskutimesh, por ky artikull shtjellon pozicionin e Skënderbeut në ndërgjegjen evropiane. Ndërgjegjja evropiane, nga e cila shumë projekte u përhapën në të gjithë Evropën, u përpunua nga shkrimtarët e shquar të mendimit filozofik në Evropë, si: Montaigne, Volteri, Montesquieu, Rousseau, Kant etj., ose siç i cilëson Denis de Rougement si "shpirtrat e mëdhenj". “Evropa është prodhimi i këtyre “shpirtrave të mëdhenj” dhe jo një aventurë politike e disa politikanëve. Sipas këtyre filozofëve, Evropa duhet parë në kontrast me jo-Evropën. Evropa përfaqësonte vendin e lirisë, ndërsa jo-Evropa, Azia, përfaqësonte vendin e despotizmit dhe uniformitetit. Evropa përfaqësonte lirinë dhe diversitetin, ndërsa Azia përfaqësonte tiraninë, uniformitetin dhe bindjen ndaj despotit.

Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën, shumë princa evropianë zbatuan politikën e kompromisit me pushtuesin e ri. Skënderbeu i qëndroi besnik lirisë. Pikërisht, në funksion të idesë së lirisë, që karakterizon Evropën dhe që u braktis nga këta princër, ndër shumë mendimtarë evropianë, Volteri i kushtoi një kapitull të veçantë Skënderbeut në veprën e tij madhore, “Ese mbi sjelljet”.

Studimi, duke u fokusuar në vlerësimin e Volterit për Skënderbeun, bën edhe një interpretim filozofik të kësaj faqeje të historisë sonë, bazuar në filozofinë e historisë së Hegelit, e cila shikonte historia si një përhapje e idesë së lirisë, në përputhje me rrethanat dhe njerëzit e mëdhenj të historisë.

Fjalët kyçe:

Skëndërbeu, ndërgjegje europiane, teza, osmanët

References

Denis de Rougemont, Ecrits sur l’Europe, vol. III, « Editions de la Différence », 1994.

Denis de Rougemont, Vingt-huit siècles d’Europe, Payot, Paris, 1990.

F. Nietzche, Considérations inactuelles, v. I et II, “Folio Gallimard”, Paris, 1990.

Voltaire, Essi sur les mœurs, “Clasiques Garnier”, Paris, 1990.

Voltaire, Essi sur les mœurs, “Clasiques Garnier”, Paris, 1990.

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Sinani , Prof. Dr. Gjergj. 2019. “Skënderbeu Si Pjesë E ndërgjegjes Europiane”. Univers 20 (20):219-27. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2650.

Numri

Seksioni

Opinione