Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2651Abstrakti
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. Ky ndryshim përvijohet në këto rrethana të reja favorizuese:
U prish Federata Komuniste Jugosllave, që kishte qenë burg i detyruar për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në ish-Jugosllavi. Kriza jugosllave hapi rrugën e pavarësimit të republikave dhe të popujve joserbë, e ndër to edhe për popullin shqiptar në ish - Jugosllavi, që ishte populli i tretë për nga numri i popullsisë në federatën që po shembej.
U shkri Bashkimi Sovjetik komunist si superfuqi, që kishte qenë mbështetja kryesore e Serbisë si sunduese e federatës jugosllave mbi popujt joserbë, përshirë shqiptarët.
U shemb regjimi komunist në Shqipëri, që krijoi faktorin e ri të shtetit shqiptar si mbështetës të luftës për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
Rrethana e re evropiane dhe ndërkombëtare e fitores së revolucioneve demokratike antikomuniste vendosi në plan të parë të agjendës diplomatike çështjen e lirisë dhe të drejtave të popujve të shtypur nga regjimet komuniste, përfshirë edhe popullin shqiptar në ish - Jugosllavi.
Prirja dhe orientimi i kombit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë për lidhje dhe aleancë me Perëndimin u jetësua si një faktor i ri i hapur i mbështetjes diplomatike, propagandistike dhe morale të Perëndimit për çështjen shqiptare në Kosovë dhe në Ballkan.
U krijua rrethana e re ndërkombëtare, kur çështja shqiptare u ndërkombëtarizua dhe u shtrua detyra historike e zgjidhjes së saj. Kjo
detyrë historike u konkretizua me aktin e madh historik të çlirimit të Kosovës në vitin 1999 dhe me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës në vitin 2008. Ky ndryshim historik nuk mund të mendohej pa përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (North Atlantic Treaty Organization) (NATO).
Pavarësia e Kosovës hapi një kapitull të ri historik të çështjes shqiptare. Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008 transformoi në planin diplomatik, si përmbajtjen, ashtu dhe objektivat e asaj, që është quajtur që nga koha e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 si “çështja shqiptare”.
Fjalët kyçe:
rrethana gjeopolitike, vitet 90, pavarësia e Kosovës, komunizmiShkarkimet
References
-
Murati. Shaban, Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”, Tiranë, 2009.
-
Murati. Shaban, Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, Tiranë, 2018.
References
Murati. Shaban, Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”, Tiranë, 2009.
Murati. Shaban, Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, Tiranë, 2018.