Pjesëmarrja e medresistëve në demonstratat e vitit 1981

Autorët

  • Prof. Adem Ademi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2653

Abstrakti

Trajtimi i ngjarjeve të mëdha politike që kanë ndodhur në një periudhë jo të largët të zhvillimeve historike dhe të përpjekjeve kombëtare shqiptare për çlirim nga pushtuesi  sllavo-komunist, për çdo studiues  është  një  proces  hulumtues  i  mundimshëm dhe përgjegjësi e madhe intelektuale.  Paraqitja  e  ngjarjeve  të tilla dhe e zhvillimeve politike në trevat shqiptare, siç janë edhe demonstratat e vitit 1981, janë një obligim shtesë, kur dihet se një numër i madh i hulumtuesve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë në fusha të ndryshme shkencore, historike, politike e  juridike kanë ndriçuar periudhën në fjalë.

Megjithatë, nuk kemi hasur deri tani një hulumtim dhe trajtim të çështjes së pjesëmarrjes së medresistëve të medresesë “Alauddin” në Prishtinë, në demonstratat e  vitit  1981.  Një trajtim i këtillë hulumtues shkencor i ka munguar dhe i mungon historiografisë së trevave shqiptare, prandaj prezantimi i kësaj teme është i një rëndësie të madhe dhe plotësim i këtij boshllëku shkencor. Motivi për një punë të këtillë shkencore është i veçantë. Synimi është që, duke analizuar dhe shqyrtuar me qasje kritike dhe të paanshme dokumentacionin e shumtë arkivor, materialin e bollshëm nga autorë vendës e të huaj, por edhe informacionet e shtypit të kohës, brenda hapësirës së ish-Jugosllavisë socialiste, dhe shtypit ndërkombëtar, të ofrojmë një dëshmi të rëndësishme për ato vite dhe ngjarje shumë të rëndësishme të historisë sonë të re kombëtare.

Demonstratat e vitit 1981 janë një kthesë e madhe në rrafshin politik kombëtar. Është fakt se në demonstratat e mars - prillit të vitit 1981, pjesëmarrjes masive të qytetarëve,  studentëve, klasës punëtore, nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës, iu bashkuan edhe medresistët e medresesë “Alauddin”, për të drejtat themelore,  ngritjen  e  nivelit  kushtetues,  nga  autonomi në republikë, si fazë kalimtare, deri në shkëputje, me qëllim që “Kosova të ishte shtet i pavarur dhe sovran”.

Fjalët kyçe:

medrese, demonstrata, viti 1981, nxënës, komunizëm

References

Ademi. Adem, Jehona e demonstratave të vitit 1981, sipas shtypit serb (1981-1983).

Kamberi. Esat, Etnokulturocidi në Kosovë, “Çabej”, Tetovë, 1999.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, https://www. kuvendikosoves.org/common

Çeku. Et′hem, Shekulli i legales. Brezi 81, Prishtinë, 2004.

Raporti i Komisionit të Pavarur - Kosovski Čvor: Dresiti iliseci, botim I, Geca Kon, Beograd, 1990.

Basha. Sabile Keqmezi, Trajtimi i çështjes së Kosovës, gazeta “Qëndresa Shqiptare” (VII), http://www.zemrashqiptare. net

Portrete veprimtarësh, /rajonipress.com/

Biseda ekskluzive nga dëshmitarët e demonstratave të vitit 1981: Prof. Dr. Feti Mehdiu, medresist dhe profesor i Fakultetit Filologjik; Dr. Isa Memishi, medresist dhe profesor i Fakultetit Filologjik; Mustafë Lutolli, medresist; Zenel Shaqiri, profesor i gjuhës shqipe; Meriman Braha, profesor i gjuhës shqipe.

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Ademi, Prof. Adem. 2019. “Pjesëmarrja E medresistëve Në Demonstratat E Vitit 1981”. Univers 20 (20):141-248. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2653.

Numri

Seksioni

Opinione